KQZ miraton me 4 vota rezultatet zgjedhore
07/07/2009 Opozita konteston procedurën dhe vë në dyshim procesin zgjedhor
Komisioni mbyll Durrësin, Beratin dhe Dibrën. Sot shqyrtohet Fieri dhe Shkodra
Me gjithë kundërshtimet e opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi pa votat e saj rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit për Qarkun e Beratit. Pas verifikimeve të saktësisë së hedhjes së të dhënave nga tabelat origjinale të qendrave të votimit tek tabelat përmbledhëse, përfaqësuesit e PS-së në Komision dhe anëtarët e saj hodhën dyshime mbi vërtetësinë e shifrave në to. “Në QV-në 32-94 Ballit Kombëtar i është shtuar një votë, në QV-në 34-15 LSI-së i janë shtuar 3 vota, në QV-në 34-84 Aleancës së Maqedonisë i janë shtuar 4 vota dhe 5 vota të tjera në QV-në 33-25. Numëruesi ynë, sipas kopjes së tabelës, ka shënuar zero vota për këtë parti”, - tha përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridjan Saliani. Përfaqësuesit e mazhorancës dhe administrata e KQZ-së i vlerësuan të rregullta tabelat e kontestuara, pasi shumatorja rezultonte e saktë. Në vijim të debateve nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi kërkoi nga komisioni të mos miratojë tabela pa i verifikuar ato më parë. “KQZ-ja po legalizon rezultate me tabela të paplota. Prandaj kërkoj që kjo tabelë përmbledhëse të mos miratohet”, - tha ajo. Ndërsa anëtarja e mazhorancës Vera Shtjefni e vlerësoi ligjore procedurën e ndjekur nga KQZ-ja, duke kujtuar se detyra e institucionet në këtë rast është verifikimi i saktësisë së hedhjes së shifrave nga tabelat origjinale të qendrat e votimit në tabela përmbledhëse. “Kodi Zgjedhor parashikon një kapitull të tërë për hapat e animimit. Subjektet zgjedhore, nëse kanë kontestime, le të paraqesin kërkesë pranë KQZ-së”, - tha ajo në fjalën e saj. Përballë këtij pretendimi anëtari Pandeli Varfi kujtoi se KQZ-ja ndryshon tabelën përfundimtare sipas rezultateve të tabelave të qendrave të votimit dhe jo anasjellas. Sipas pasqyrës që iu bë në fillim këtij qarku, rezultoi se vetëm në KZAZ-në nr. 2 të Qarkut të Beratit një kuti nuk ishte numëruar, pasi ishte vlerësuar e parregullt nga KZAZ-ja, ndonëse, kur është marrë në dorëzim, ishte vlerësuar e rregullt. Kjo ishte një tjetër pikë e debatit mes palëve, ku PS-ja e gjykoi antiligjore vendimin e KZAZ-së. “Marrja në dorëzim e kutitë është i vetmi moment ku KZAZ-ja mund të gjykojë mbi parregullsinë e kutisë dhe jo në momentin e dytë të administrimit. Në bazë të Kodit Zgjedhor, rezultati i kësaj KZAZ-je s’mund të pranohet. Kërkoj që kjo tabelë të korrigjohet dhe pastaj KQZ-ja të marrë vendimin përfundimtar”, - tha përfaqësuesi i PS-së Genc Gjonçaj.
Rezultati
Berati - një prej qarqeve më të kontestuara
Sipas rezultatit të konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin e djeshëm, në Qarkun e Beratit, nga i cili kanë dalë 8 mandate, 4 prej tyre janë fituar nga Partia Socialiste, 3 mandate nga Partia Demokratike dhe një nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ky qark është i pari ndër 12 të tjera që është ankimuar nga Partia Republikane, e cila ka ankimuar vendimet e tri komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor dhe konkretisht me numër 1, 2 dhe 3. Gjithashtu kanë paralajmëruar se do të ankimojnë rezultatin e këtij qarku edhe dy parti të tjera, siç është Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në këtë qark funksionuan për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit gjithsej katër KZAZ, të shpërndara në 28 komuna.
Votimi
KQZ “mbyll” Durrësin, PS-ja ankesa për dy kuti
Me 4 vota pro dhe 2 kundër KQZ-ja miratoi në mbledhjen e djeshme gjatë paradites tabelën e rezultateve për Qarkun e Durrësit, ku Partia Demokratike ka fituar 7 mandate, 5 Partia Socialiste dhe një mandat Lëvizja Socialiste për Integrim. Edhe për këtë qark gjatë diskutimit të vendimmarrjes së KZAZ-ve të këtij qarku është debatuar për dy kuti votimi dhe konkretisht 12-90 dhe 13-14. Për këto dy kuti përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ Genci Gjonçaj, ngriti pretendimin se nuk ka tabelë rezultatesh. Edhe nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi kërkoi vlerësimin e këtyre dy kutive dhe më pas miratimin e rezultatit të këtij qarku. Por pretendimi i përfaqësuesit socialist rezultoi e pavërtetë pas verifikimeve që bëri administrata e KQZ-së, ku rezultoi se tabela e rezultateve përmbledhëse të Qarkut të Durrësit ishte e plotë.
Qarku i pambyllur
Ristani: Kutitë e Fierit s’do të numërohen
Ecuria e nxjerrjes së rezultatit nga komisionarët në Qarkun e Fierit ka përfshirë sërish në debate Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ kërkoi numërimin e votave të nëntë kutive të Qarkut të Fierit të tërhequra në Tiranë. “Ajo që ndodhi me Fushëkuqen, fatkeqësisht nuk po ndodh me Fierit. Unë mendoj se KQZ-ja në respektim të Kodit Zgjedhor për të konkluduar tabelat përfundimtare të KZAZ-ve në këtë qark dhe për shkak të sensibilitetit në këtë zonë, duhet të numërojë votat e këtyre kutive”, - tha Gjonçaj. Edhe nënkryetarja Subashi kërkoi numërimin e votave dhe përpilimin e tabelave të sakta të këtij qarku. “Numërimi duhet bërë dhe duhet nxjerrë tabela reale të këtij qarku, pasi ato janë plotësuar abuzivisht. Të ndiqet e njëjta procedurë që u ndoq edhe për Fushëkuqen. Procedura e vendimmarrjes në Fier u ndërpre për shkak të vendimmarrjes sonë këtu”, - tha ajo. Në përgjigje të këtyre shqetësimeve kryetari Ristani komunikoi se këto kuti nuk do të hapen. “Ju po sillni paralelizma me Fushëkuqen, por nuk është e njëjta situatë, pasi, nëse në Fushëkuqe nuk kishte tabela rezultatesh, në Qarkun e Fierit është ndryshe. KZAZ-të e këtij qarku kanë tabela me vendim të komisionerëve. Ne si KQZ do të miratojmë tabelat përmbledhëse dhe, nëse nuk jeni dakord, ankimojeni”, - tha Ristani. KQZ-ja do të marrë në shqyrtim sot materialet zgjedhore të Qarkut të Fierit.
Ankimimet
Starton java e ankimimeve për vendimet e KQZ-së
Tri ditë pas vendimmarrjes së KQZ-së për rezultatet e qarqeve, subjekteve zgjedhore u lind e drejta të ankimojnë vendimin, duke kërkuar hapjen e kutive të cilësuara të parregullta nga KZAZ-të ose përsëritjen e zgjedhjeve. Sipas Kodit Zgjedhor, çdo parti politike pjesëtare ose jo e një koalicioni kanë të drejtë të ankohen në KQZ kundër vendimeve të KZAZ-së, që cenojnë interesat e tyre të ligjshëm brenda 3 ditëve nga data e shpalljes së vendimit. Kundër vendimit të KQZ-së, të marrë sipas nenit 123 të këtij kodi, mund të paraqitet ankim po në KQZ jo më vonë se 3 ditë nga shpallja e këtij vendimi. Sipas nenit 123, KQZ-ja nxjerr rezultatet e votimit për zonën zgjedhore në bazë të tabelave të rezultateve të nxjerra nga çdo KZAZ e zonës zgjedhore përkatëse. Për këtë KQZ-ja plotëson tabelën e përmbledhëse dhe e miraton atë me vendim jo më vonë se 48 orë nga mbërritja e të gjitha tabelave të zonës zgjedhore. Kur gjatë llogaritjes së tabelës KQZ-ja vëren mospërputhje të shifrave të tabelës përmbledhëse me tabelat e rezultateve të qendrave të votimit, merr vendim për miratimin e tabelës përmbledhëse me shifrat e korrigjuara, duke u bazuar në origjinalet e tabelave të qendrave të votimit.
Procesi
KQZ “po” rezultateve të Dibrës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e zhvilluar në mbrëmje vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të Qarkut të Dibrës për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Me 4 vota pro dhe 3 vota kundër KQZ-ja miratoi tabelat përfundimtare të rezultateve të këtij qarku, të cilat mbështeten në tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga 3 KZAZ-të e Qarkut të Dibrës. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, në këtë qark koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” fitoi 4 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkimi për Ndryshim” fitoi 2 mandate. Për votimet e 28 qershorit në Qarkun e Dibrës u ngritën dhe funksionuan 318 qendra votimi, ndërsa numri i zgjedhësve të regjistruar ishte 122287. Deri tani KQZ-ja ka miratuar tabelat përfundimtare të rezultateve për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit për 6 qarqe nga 12 që janë gjithsej. Konkretisht, ky komision miratoi tabelën përfundimtare për Qarkun e Korçës, Kukësit, Dibrës, Dibrës, Durrësit dhe Gjirokastrës. Ndërkohë që sot KQZ-ja pritet të marrë vendim për rezultatin e dy qarqeve shumë problematike, atë të Fierit dhe Qarkun e Shkodrës.