Meta: LSI-ja gjithmonë në pushtet
07/07/2009 Intervista, argumentet për bashkëpunimin me PD-në
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, e argumentoi si zgjidhjen e duhur për vendin bashkëpunimin mes partisë së tij dhe Partisë Demokratike për bashkëqeverisje. Për më tepër, në gjykimin e Metës nuk mund të kishte një aleancë mes LSI-së dhe PS-së sa kohë që kjo e fundit synoi gjatë gjithë kohës që jo vetëm të sfumonte këtë parti, por ta përjashtonte atë në mënyrë përfundimtare nga spektri politik. Gjatë një interviste televizive Meta përpara ardhjes në këtë vendim, i cili pret të marrë sot dhe vulën e forumit më të lartë vendimmarrës të LSI-së, Konventa Kombëtare e Jashtëzakonshme, bëri një përmbledhje të gjithë axhendës së tij të takimeve politike. Ndërkohë që sipas tij është pikërisht ky sistem që një rezultat të tillë, jo të dëshiruarin për këtë parti, ai që në të ardhmen do t’i garantojë pushtetin e përhershëm. “Është interesante, pak javë më parë pata takim me ish-kreun e PS-së Fatos Nano, pasi ishte i vetmi nga faktorët e majtë që iu përgjigj ftesës sime për bashkëpunim. Do të kem takim me kryeministrin Berisha pas vendimit të Konventës. Ndaj jam i detyruar ta lexoj më përgjegjshmëri rezultatin, duke mos harruar se vendi ka nevojë mesazhe të qarta për stabilitet, për reforma, njëkohësisht këto mesazhe janë shumë të rëndësishme dhe për faktorin ndërkombëtar”, - vuri në dukje Meta gjatë fjalës së tij. Në këtë mënyrë, sipas tij, një bashkëpunim me PD-në ishte i diktuar nga vetë rezultati, që imponoi kodi elektoral i kërkuar me ngulm nga lidershipi i PS-së. Ndërkohë që për Metën aleanca me PS-në do të sillte vetëm destabilizim, kaos dhe krizë njëkohësisht. Nga ana tjetër kreu i LSI-së nuk harroi të evidentonte diçka reale tashmë për PS-në: të qenit në opozitë. E për këtë faj sipas tij kanë Gramoz Ruçi, Kastriot Islami dhe Fatmir Xhafaj.