Martens: Mundësi për qeveri të re stabël dhe proeuropiane
07/07/2009 Presidenti i partive të djathta europiane përshëndet fitoren e PD-së
Grupimi i partive të djathta europiane ka përshëndetur fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Presidenti i Partive Popullore Europiane, Ëilfried Martens, në reagimin e tij të djeshëm ka mirëpritur lajmin për formimin e një koalicioni të ri qeverisës të drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha pas fitores së aleancës së drejtuar nga partia e tij demokratike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. “Jam shumë i kënaqur që kryeministri Sali Berisha ka siguruar një mazhorancë të fortë në Parlament. Kjo do t’i japë mundësi atij të formojë një qeveri stabël proeuropiane, e cila do të vazhdojë të zbatojë reformat e suksesshme në Shqipëri”, - deklaroi Presidenti i PPE-së. Ai ka nënvizuar ndryshimet e bëra në vendin tonë gjatë katër vjetve të fundit, kur Shqipëria është drejtuar nga qeveria e djathtë e Kryeministrit Berisha. “Falë Sali Berishës Shqipëria ka ndërmarrë transformime spektakolare dhe unë jam i bindur se me mandatin e tij të ri ai do të vazhdojë të hapë udhën e perspektivës europiane të vendit të tij”, - ka deklaruar Presidenti i Partive Popullore Europiane Ëilfried Martens. Në njoftimin e djeshëm për shtyp të PPE-së thuhet se Presidenti Martens i ka dhënë të gjithë mbështetjen e tij Kryeministrit Berisha kur ai vizitoi Shqipërinë në 48 orën e fundit të fushatës elektorale. Gjatë vizitës së tij në Tiranë më 26 qershor Presidenti Martens shprehu në shumë tubime dhe në medie mbështetjen e PPE-së për PD-në. Gjatë takimit me kreun e qeverisë si dhe në mitingun e mbylljes së fushatës elektorale të PD-së Martens shprehu mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të grupimit të partive të djathta europiane për PD-në dhe në mënyrë të veçantë për kreun e saj Berisha. Martens tha se mbështeste PD-në, sepse është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit, për të pasur një kryeministër dhe qeveri dinamike.