Aleatët: Berisha të mbledhë tryezën
• Kryetarët e gjashtë partive aleate të Partisë Demokratike i kanë kërkuar dje zyrtarisht Kryeministrit Berisha të mbledhë tryezën e koalicionit të djathtë.
ADI SHKEMBI
Kryetarët e PR-së, PDK-së, PDR-së, PAA-së, PBDNJ-së dhe PBLD-së kanë nënshkruar një kërkesë në adresë të kreut të qeverisë, të cilit i kërkojnë nisjen e bisedimeve brenda koalicionit për debatin e reformës zgjedhore. Sipas partive të vogla të koalicionit të djathtë, të gjitha partitë duhet të diskutojnë para çdo vendimi që do të marrë koalicioni. Sipas tyre, çdo qëndrim që do të mbajë Partia Demokratike lidhur me reformën zgjedhore pa diskutime paraprake, është jo normal që do mund të shkaktojë probleme brenda koalicionit. I kontaktuar nga gazeta "Panorama", kreu i grupit parlamentar të Partisë Republikane, Arjan Madhi, u shpreh se tryeza është e rëndësishme dhe shërben për përafrimin e qëndrimeve të të gjitha forcave politike të koalicionit. Sipas tij, është e padobishme që tryeza e koalicionit të mblidhet nëse propozimet e Partisë Socialiste do të kalojnë në Komisionin e Ligjeve. Partitë e vogla, të cilat janë edhe pjesë përbërëse të qeverisë, janë shprehur kundër qëndrimit të dy partive të mëdha lidhur me debatet për reformën zgjedhore. Thuajse në një zë të gjitha këto forca politike kërkojnë vendosjen e sistemit proporcional të pastër me prag 2.5%. Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste ndonëse nuk e kanë artikuluar asnjëherë në publik, duket se kanë rënë dakord mes tyre për sa i përket sistemit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dy partitë e mëdha mbështesin sistemin proporcional rajonal me prag zgjedhor të ndryshueshëm në varësi të rajonit. Pak ditë më parë, gjatë një konference për shtyp, Kryeministri Berisha u shpreh hapur pro mbështetjes së propozimeve të PS-së për reformën zgjedhore. "Ne jemi kundër 'Dushkut'. Mendoj se propozimet e paraqitura nga grupi i PS-së janë propozime, të cilat duhet të përshëndeten, sepse i japin fund Dushkut dhe japin një përfaqësim dinjitoz më të mirë të vullnetit të zgjedhësve shqiptarë. Kur unë kam deklaruar se do t'ia lë opozitës propozimin ose zgjedhjen, nuk kam pasur ndërmend që të vë opozitën në pozicion të vështirë", theksoi Kryeministri Berisha.
Berisha në Angli te BBC
Kryeministri Berisha ishte dje në studiot e Qendrës Televizive të BBC në Londër, ku mori pjesë në emisionin prestigjioz të këtij kanali, "Hard Talk". Kryeministri Berisha u intervistua nga gazetarja e njohur e BBC, Sarah Montagnean, me ftesë të kanalit BBC për emisionin "Hard Talk". Kryeministri Berisha theksoi në këtë intervistë prej 25 minutash, rëndësinë e marrjes nga Shqipëria të ftesës për anëtarësim në NATO, duke u ndalur edhe në rëndësinë parësore që pati ndërhyrja ushtarake e NATO-s, në konfliktin ballkanik të fundit të viteve '90 për paqen dhe stabilitetin në rajon.