Nano sot takime elektorale në zonën e Ilir Metës
24/05/2005 PS prezanton Shametin dhe kandidatët e Beratit
Kryeministri, njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, do të zhvillojë një tur prezantimesh të kandidatëve për deputetë në rrethin e Beratit dhe të Skraparit. Mësohet se Nano, në rrethin e Skraparit, do të prezantojë sot kandidatin e PS-së, Adnor Shameti, i cili do të përballet në këto zgjedhje me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Zona elektorale numër 79, edhe pse është cilësuar si një bastion i së majtës, duket se do të shënojë një garë të ashpër mes PS-së dhe LSI-së, ku kjo e fundit kërkon që të shënojë rezultatin më të thellë të fitores në vend. Përballja e Shametaj me Metën, përveçse një sfidë elektorale, është dhe një përballje mes dy realiteteve, që tashmë janë krijuar në politikën shqiptare. Nga njëra anë kreu i LSI-së dhe nga ana tjetër sfidanti socialist, i cili pretendon që bastioni, tashmë i cilësuar socialist, të mos tradhtojë PS-në. Gjithsesi, zona elektorale numër 79 duket se pritet të shënojë surpriza. Pasi nga njëra anë kreu i LSI-së, Meta, pretendon që të ketë një fitore të thellë në këtë zonë, ndërkohë që nga ana e tyre socialistët, deklarojnë se Skrapari është pro PS-së. Sot kreu i ekzekutivit shqiptar pritet të zhvillojë dhe prezantim të kandidatëve për deputet të PS-së në rrethin e Beratit, ku këtu socialistët synojnë që të korrin një fitore të thellë, pasi zonat cilësohen bastione të PS-së. Ndërsa në ditët në vijim, Nano do të vazhdojë me prezantimin e kandidatëve të tjerë të partisë në rrethet juglindore të vendit. Në turin e prezantimeve, surpriza pritet të shënohen në prezantimin e kandidatit për deputet njëkohësisht dhe sekretar i Përgjithshëm i partisë, Gramoz Ruçi, në zonën e Tepelenës, ku Nano ka dalë deputet nga zgjedhjet e 2001. Pas prezantimeve nëpër rrethe të kandidatëve për deputetë, PS-ja do të përmbyllë këtë proces më datën 4 qershor me prezantimin e 12 kandidatëve të Tiranës.