Aleatët e PS-së, arsyet që i afruan në koalicionin “Bashkimi për ndryshim”
Kriteret e përzgjedhura nga PS-ja: pesha në elektorat dhe qëndrimet e përbashkëta. E vetmja zgjedhje “pragmatiste” e PS-së ka qenë afrimi në koalicion i PBDNJ-së
Shaban Sulçe
Partia Socialiste është treguar më selektive dhe më përzgjedhëse në krahasim me Partinë Demokratike përsa i përket afrimit të partive të vogla në koalicionin e drejtuar prej saj, “Bashkimi për ndryshim”. Partia Socialiste u ka ofruar bashkëpunim vetëm katër partive, të cilat, ndonëse të vogla, kanë një elektorat të qëndrueshëm dhe i kapërcejnë kufijtë e partive anonime. Pikërisht ky elektorat i qëndrueshëm jo vetëm që çon vota në shportën e koalicionit të PS-së, por u jep mundësi partive të vogla që të shpresojnë përfaqësimin në Parlament falë formulës “Saint Laguw”, e cila përdoret për shpërndarjen e mandateve brenda koalicionit.
Por pesha në elektorat ka qenë vetëm një kriter, pasi kriteri i dytë përzgjedhës ka qenë i lidhur edhe me qëndrimet dhe pozicionimet e përbashkëta që këto parti kanë pasur me Partinë Socialiste gjatë viteve të fundit. Në këtë mënyrë Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit, Demokracia Sociale e Paskal Milos, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e drejtuar nga Vangjel Dule si dhe Partia G99 e Erion Veliajt janë katër partitë, të cilat shpresojnë që në zgjedhjet e 28 qershorit të jenë në anën fituese, përkrah Partisë Socialiste.
PSD-ja
Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Skënder Gjinushi, është një ndër aleatet tradicionale të Partisë Socialiste. PSD-ja jo vetëm që ka qenë pjesëmarrëse në qeverisjen e kaluar të PS-së, por edhe gjatë kohës kur ajo ka qenë në opozitë ka ndarë qëndrime të përbashkëta me lidershipin e selisë rozë. E vetmja divergjencë e PSD-së ndaj Partisë Socialiste ka qenë çështja e ndryshimit të Kushtetutës, një veprim ky i kundërshtuar nga drejtuesit socialdemokratë. Përsa i përket elektoratit, në Parlamentin që sapo u mbyll PSD-ja kishte 7 deputetë, megjithatë, elektorati i saj real asnjëherë nuk e ka kaluar shifrën 3%. Në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005 PSD-ja fitoi në sistemin proporcional 174 103 vota, ose 12.74%. Por ky rezultat u arrit në sajë të fenomenit të Dushkut, i cili ishte orientimi i votuesve të Partisë Socialiste për të votuar PSD-në në sistemin proporcional.
PDS-ja
Partia Demokracia Sociale, ndonëse një parti e majtë dhe opozitare, në disa raste ka dalë kundër vendimeve të Partisë Socialiste. Partia e drejtuar nga Paskal Milo ka kundërshtuar ashpër qëndrimet e PS-së për ndryshimin e Kushtetutës si dhe për përmbajtjen e Kodit të ri Zgjedhor. Megjithatë, PDS-ja zgjodhi që t’i bashkohej koalicionit të Partisë Socialiste pikërisht falë imponimit të Kodit Zgjedhor, ku i vetmi favorizim që u bëhet partive të vogla, është vetëm në rast se ato bëjnë pjesë në koalicionin e dy partive të mëdha. Në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, PDS-ja arriti të siguronte dy vende në Parlament si dhe të fitonte 58 mijë vota, por kjo falë edhe sistemit të Dushkut.
PBDNJ-ja
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mund të quhet si e vetmja zgjedhje pragmatiste e përdorur nga Partia Socialiste për afrimin në koalicionin e saj. PBDNJ-ja është një parti e qendrës dhe ka pasur oshilacione në vendimet e saj. Pjesëmarrëse në qeverisjen socialiste 1997-2005, PBDNJ-ja u shkëput menjëherë pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, për t’u bërë aleate e Partisë Demokratike. Por në maj të këtij viti kjo parti u bashkua me PS-në, teksa prej katër vjetësh kishte qenë në qeverinë e kryeministrit Berisha. Qëndrimet kritike ndaj Berishës kohët e fundit, si dhe elektorati i qëndrueshëm dhe i konsiderueshëm kryesisht në zonat jugore të vendit, ka bërë që PS-ja të bëjë menjëherë ofertën në drejtim të PDBNJ-së për ta afruar në koalicionin e saj.
G99
Partia G99 ende nuk është provuar në ndonjë proces zgjedhor dhe pesha e saj elektorale pritet për t’u zbuluar. Gjithsesi, G99-a është parë që shpeshherë të avokojë të gjitha qëndrimet e marra nga lidershipi i Partisë Socialiste, ndërkohë që drejtuesit e kësaj partie shprehen se i bashkon me PS-në tri qëndrime të përbashkëta: garantimi i votës së emigrantëve, buxheti 5% i arsimit si dhe politikat për punësimin e të rinjve.
23 Qershor 2009