Blushi: Gabimet njerëzore janë të pranueshme tek listat
26/03/2005 Ministri thekson se do të respektohen afatet e parashikuara
Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, ka pranuar se listat e votuesve për zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti do të kenë gabime njerëzore por kjo gjë nuk mund të cilësohet si manipulim. Blushi ka shprehur angazhimin e dikasterit që përfaqëson për të respektuar afatet e përcaktuar për realizimin e listës zgjedhore kjo njëherazi në përputhje me standartet evropiane. Sipas tij, "pjesa dërmuese e bashkive dhe komunave të vendit duke filluar që nga 31 marsi, duke parë dhe detyrimet që përcakton Kodi Zgjedhor do të fillojmë të fiksojnë listat paraprake". Ministri ka garantuar se të gjithë votuesit do të jenë të përfshirë në regjistrat e zgjedhësve dhe se nuk do të ketë më kontestime për listën e votuesve nga forcat politike. Blushi tha se, "kemi rënë dakort me një marrëveshje bashkëpunimi me OSBE-në, e cila së bashku me Këshillin Evropian do të finacojnë me teknologji ngitjen e një qendre pranë Ministrisë së Pushtetit Vendor, e cila do të marë përsipër që të bëjë një kontroll të listave në të gjithë bashkitë dhe komunat". Sipas Ministrit, "kontrolli parashikon të eleminojë të gjitha parregullsitë në lista dhe dublimet në masën 100 për qind. Por kjo nuk është një arsye për të hyrë në një polemikë politike pasi gabimet njerëzore bëhën njëlloj si nga demokratët ashtu dhe nga socialistët". Gabimet në lista janë të paevitueshme pasi, sipas ministrit, në të gjithë vendin për të regjistruar popullsinë kanë punuar rreth 500 operatorë, të cilët kanë punuar në kushte të vështira. "Nuk besoj se ka probleme për ti konsideruar gabimet njerëzore manipulime", tha ai. Ndërkohë, ministri i bëri thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive dhe komunave për të bërë verifikime në regjistarat themeltarë dhe në listat e votuesve, pasi gabimet njerëzore janë të natyrshme dhe nuk mund të shmangen.