E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafaj: NATO kërkon zgjedhje të lira

26/03/2005  Sekretari për Çështjet Ndërkombëtarë në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj, tha dje se deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ishte një mesazh i qartë se qeveria aktuale nuk po jep besueshmërinë e duhur për zhvillimin e zgjedhje të lira. Sipas tij, nuk është hera e parë që Shqipërisë i vihen si kusht për anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. "Si shqiptar, më vjen keq që Nano vazhdon të mos i marrë seriozisht këto kushte, derisa i detyron këto organizata përfaqësuese të vendeve mike të Shqipërisë të ngrenë tonin deri në këtë pikë gati ultimative. Mua gjithashtu më duket që ka vend që t'i rikthehemi edhe asaj pjese të pyetjes, që lidhet me pasojat që pati manipulimi i zgjedhjeve në Gjeorgji, duke patur parasysh pasojat që pati manipulimi i zgjedhjeve në Ukrainë. Nga ana tjetër, duke parë në mënyrë shqetësuese manipulimin e zgjedhjeve ditët e fundit në Kirgistan, natyrisht që komuniteti demokratik është shumë i shqetësuar, sepse ka parasysh që ky skenar mund të përsëritet, nëse Nano dhe ekipi i tij tentojnë të manipulojnë zgjedhjet", tha Mustafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›