E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: BG&R do zbatojë ligjin

26/03/2005  Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cilësoi akuzat e hedhura nga e majta ndaj kompanisë së zgjedhjeve BG&R si panik, që i ka pushtuar socialistët nga humbja e sigurt. Sipas tij, kompania amerikane, që do të menaxhojë fushatën elektorale e PD-së në zgjedhje e ardhshme, nuk shqetësohet nga akuzat që hedhin të majtët. "Unë u lidha me drejtues të kësaj kompanie dhe ata më deklaruan mua se ´ky është sindromi normal i humbësit dhe nuk ia vlen, sepse e kemi parashikuar këtë gjë´. Pra, kjo sjellje nuk është asgjë tjetër vetëm se shëmbëlltyra e thirrjes së atij që humbet. Ndaj dhe unë nuk kam çfarë t'i shtoj këtij komenti që bëhet nga trillimet e humbësit. Eshtë një sindrom paraelektoral, që ata e njohin shumë mirë se kanë drejtuar shumë fushata të tjera", tha Berisha. Sipas tij, pagesa për BG&R po përballohet nga baza e PD-së, në bazë të një tagri që i është vendosr të 100 nëndegëve. Berisha tha se kjo pagesë varion sipas zonave, diku më e madhe dhe diku më ulët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›