Vajza e Afrim Dibrës kërkon të trashëgojë pronat e të atit
• TIRANE - Erjona Dibra, vajza e Afrim Dibrës, pronarit të lokal "Liqeni" në Farkë, i cili humbi jetën bashkë me 15 klientë të lokalit të tij mesnatën midis 5 dhe 6 marsit, kërkon në gjykatë lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë për pronat e të atit.
Kërkesa e 18-vjeçares Dibra u depozitua mëngjesin e djeshëm në Gjykatën e Tiranës, ku dhe iu nënshtrua procedurave të shortit elektronik, pas të cilit u caktua gjyqtari Bujar Krasniqi për ta shqyrtuar atë. Dibra humbi jetën bashkë me 15 klientë të lokalit të tij ndërsa u mbyt në liqen varka me të cilën ai po transportonte 18 personat, që kishin darkuar aty për të festuar ditëlindjen e një të riu. Teksa po lundronin mbi liqen për të dalë në bregun tjetër, varka nis të futë ujë dhe brenda pak sekondash humbën jetën Halil Osmani me gruan Hatixhe dhe dy vajzat Eli e Aurela; Alket Osmani me bashkëshorten Saikida dhe dy fëmijët e tyre binjake trevjeçarë, Esi dhe Rei; çifti Pëllumb e Majlinda Hysaj dhe djali tyre Albani, ditëlindja e të cilit ishte shkaku i mbledhjes së të gjithëve në restorantin e Dibrës. Gjithashtu humbën jetën në tragjedi edhe Thëllëza Spahiu me të birin, Arlindin si dhe Pranvera Blamo me të birin, Erionin. Vdekja nuk kurseu edhe pronarin e lokalit 43-vjeçarin Afrim Dibra, i cili në ato momente po drejtonte varkën për të kaluar klientët në bregun tjetër të liqenit. Të vetmit që mbijetuan ishte 28-vjeçari Beqir Sinani, daja i dy binjakëve dhe dy vajza Luena Spahiu e Romina Hysaj. Tashmë vajza e tij Erjona 18-vjeçare mendohet se është e vetmja trashëgimtare e pronave të tij. Kësaj do t'i duhet që bashkë me kërkesë për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë duhet t'i paraqesë gjykatës certifikatën e të atit, të ndjerit Dibra; certifikatën e saj personale, si dhe certifikatën e përbërjes së familjes dhe trungut familjar. Ndërsa brenda dy javësh pritet që gjykata të shpallë një vendim përfundimtar për t'i caktuar kërkueses Dibra sesa do të jetë pjesa e saj nga trashëgimia. Pak ditë më parë mori formë të prerë vendimi për pushimin e padisë së pronarëve të truallit mbi të cilin ishte ndërtuar lokali i Dibrës. Kjo padi u shqyrtua për rreth një vit në Gjykatën e Tiranës por pas vdekjes së të paditurit përfaqësuesi ligjor i familjes Çollaku deklaroi në gjykatë se, në emër të klientëve të tij kërkonte të hiqte dorë nga gjykimi. fa.ma