E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alegri-Galianit: Më sill Keitan

Milan ka shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Sejdou Keita si alternativë për të dëmtuarin Matjë Flamini. Ish-futbollisti i Arsenalit, Flamini do të qëndrojë jashtë fushës për pesë muaj pas dëmtimit në ligamente të gjurit. E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ka njoftuar të dielën se trajneri i Milanit Masimiliano Alegri është në bisedime me Adriano Galianin për mundësinë e transferimit të Keitas si mbulesë për Flaminin. Keita, 29 vjeç, mund të humbasë vendin e tij në ekip pas ardhjes së Çesk Fabregasit dhe shpërthimit të talentit të ri, Tiago Alkantara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›