E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleks Ferguson: Aston Vila në "Top 4"!

Sër Aleks Ferguson, pas mbarimit të ndeshjes së Aston VilaMançester Junajted, ka shprehur bindjen e tij se Aston Vila e meriton të jetë mes katër skuadrave më të mira të Premier Ligës angleze. Trajneri skocez u shpreh se i kishte lënë mbresa skuadra e drejtuar nga trajneri Martin O'Nill, pasi Junajtedi mori barazimin e parë pa gola në një ndeshje të kampionatit anglez këtë sezon. Barazimi i arritur në Vila Park erdhi pas një loje mjaft të mirë të vendasve, të cilët vinin nga një fitore 2 - 0 ndaj Arsenalit në "Emirates Stadium" të Londrës, pikërisht një javë pasi topçinjtë kishin mundur Junajtedin. Vila aktualisht renditet e katërta në kampionatin anglez. Fergusoni, megjithëse ishte i mendimit se skuadra e tij duhet ta kishte fituar ndeshjen, u shpreh pas ndeshjes se Vila e meritonte të hynte në grupin e elitës së Premier Ligës dhe t'i sfidonte ato. Trajneri i Junajtedit tha: "Me mënyrën se si sulmojmë, presim që skuadra jonë të shënojë, duke u nisur edhe nga lojtarët që kemi, si dhe qarkullimi i madh i topit. Patëm raste të mira këtë ndeshje, por Vila është skuadër vërtet agresive dhe e vendosur, që na e bëri të vështirë ndeshjen, duke luajtur në sulm me Eshli Jangun, i cili ishte shumë i lëvizshëm edhe në krah. E kontrolluam mirë lojën, por kjo ndeshje tregoi se Vila është skuadër shumë e përmirësuar. Nuk ka dyshim se Vila është shumë më e qëndrueshme si ekip tani; përfundimisht, jam i mendimit se ata mund të jenë në katërshen e parë. Ata luajtën në mbrojtje, por mund të them se ishin më mirë se ne për 15 20 minuta në fillim të pjesës së dytë, kur fituan disa goditje këndi dhe disa goditje të lira. Pasimet e tyre ishin të mira dhe Martin Laursen është lojtar mjaft i mirë në lojën në ajër. Ne ishim të detyruar t'i bënim ballë edhe kësaj sfide, por, në përgjithësi, mendoj se ne ishim skuadër më e mirë dhe krijuam raste për gol," - tha Ferguson. Trajneri i Junajtedit u tregua optimist, edhe pse skuadra e tij humbni shansin t'u afrohet kryesuesve, pasi Çelsi dhe Liverpuli nuk morëm më shumë se një barazim në ndeshjet e tyre kundër Njukasëllit dhe Fulhamit. Ferguson tha: "Në kontekst të tri skuadrave, për të cilat po flasim, Liverpuli, Çelsi dhe Junajtedi, mendoj se ne arritëm rezultatin më të mirë këtë javë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›