Milani rrëshqet në Torino
Pas fitores së Interit kundër Juventusit në kampionat, të shtunën në "San Siro", dje të gjitha skuadrat pretendente që ndodhen pas kanë humbur ose kanë barazuar, duke filluar që nga Napoli, i cili në "San Paolo" dështon për të arritur fitoren e gjashtë radhazi në shtëpi, duke u ndëshkuar në minutat shtesë. Skuadra e Rejës ka qenë dy herë në epërsi, në fillim me Hamsikun dhe pastaj me Lavecin, por Lopez më parë dhe Konti në minutën e 95-të, e lejojnë Kaljarin të dalë me pikë. Kësisoj, Napoli arrin në kuotën e 24 pikëve Juven, me Interin që ndodhet gjashtë pikë larg vendit të tretë. Nuk i ka ecur mirë as Lacios, që pas humbjes javën e shkuar në derbi rrezikoi të humbasë kundër Xhenoas në "Olimpiko". Protagonistë në të mirë e në të keq ishin Diego Milito e portieri Rubinjo: "Princi" argjentinas në fillim humb një 11-metërsh, por siglon golin e epërsisë më vonë, ndërsa portieri brazilian bën një gafë të vërtetë, pas goditjes së francezit Dabo, që sjell barazimin për bardhekaltrit, të cilët tashmë e shohin veten në krah të Fiorentinës me 23 pikë.
Bie Katania, që pas dy fitoreve radhazi në "Masimino" mundet 3-0 nga Sampdoria, e udhëhequr nga Beluçi dhe talenti i Kasanos, i cili shënoi një dygolësh. Barazimi i tretë radhazi, edhe ky 1-1, për Bolonjën e Mihajlloviçit; por janë emilianët që këtë herë ndëshkohen në minutat shtesë, me Sukin që në minutën e 92-të i dhuron Palermos kënaqësinë e barazimit, pas epërsisë momentale të Di Vaios. Fitorja e dytë radhazi për Romën, që pas suksesit të dielën e shkuar ndaj Lacios, merr sërish tri pikë në sfidën e "Via del Mares" kundër Leçes. Rezultati u zhbllokua nga malazezi Vuçiniç, pastaj shënuan edhe Huan e Toti dhe verdhekuqtë vazhdojnë ngjitjen, duke u larguar nga zona e ftohtë. Për sa i takon shpëtimit, arrihen fitore të rëndësishme nga Siena dhe Rexhina. Toskanët mundin në takimin direkt Kievon (vetëm humbje, që kur në stol është ulur Di Karlo), me dy 11-metërsha në fund të shënuar nga Galopa e Makarone, ndërsa kalabrezët përsërisn paraqitjen e bukur që vlejti edhe fitoren në Udine javën e shkuar, duke mundur dje Atalantën. Formacioni i Orlandit shfrytëzon mirë përvojën e veteranëve Koca e Korradi 9dygolësh), ndërsa bergamaskët, që shënuan me kapitenin Doni në fund, bëjnë një hap prapa, pas suksesit bindës me Napolin.
Erion ABULE
Seria A, java e 13-të
Dje
NapoliKaljari2 2
SampdoriaKatania3 0
Lacio - Xhenoa1 1
BolonjaPalermo1 1
Kievo – Siena0 2
Leçe – Roma0 3
Rexhina - Atalanta3 1
Torino – Milan
Të shtunë
Fiorentina – Udineze4-2
Inter – Juventus1-0
Renditja
1.Inter3093120 7
2.Milan2682217 8
3.Napoli2473319 13
4.Juventus2473317 9
5.Lacio2372422 14
6.Fiorentina2372418 12
7.Udineze2163421 14
8.Xhenoa2163420 15
9.Katania2163414 14
10.Palermo1752616 18
11.Atalanta1752614 15
12.Sampdoria1644413 15
13.Siena1644511 12
14.Kaljari1442714 17
15.Roma1442614 18
16.Leçe1226512 18
17.Torino1132712 17
18.Rexhina1132812 24
19.Bolonja923811 22
20.Kievo61396 21