Hemorragjia në tru, dyfishohet numri i të prekurve
Doktori i Neurologjisë, Xhaxho, theksoi se po rritet ndjeshëm numri i të prekurve. Ja shkaqet dhe këshillat
Hemorragji në tru, edhe pse është një sëmundje, e cila nuk është shumë e përfolur, ka filluar gjithnjë e më tepër që të bëhet problem serioz për popullatën. Numri i personave, të cilët kryejnë ndërhyrje në tru, për shkak të hemorragjisë, është gjithmonë në rritje. Nëse para tre viteve numri i operacioneve shkonte deri në 1-2 ndërhyrje në javë, kohët e fundit ai ka shkuar mbi 4 raste në javë në vendin tonë, numër ky mjaftë i lartë, duke e llogaritur me numrin e popullsisë. Doktor, Sokrat Xhaxho, pranë shërbimit të Neurologjisë në QSUT, shpjegoi rrezikshmërinë dhe faktorët që ndikojnë në këtë sëmundje.
Sëmundja
Populli e njeh si sëmundjen e “plasjes së gjakut në tru” dhe, në shumicën e rasteve, rezulton fatale për njerëzit. Në fakt, kështu e konsiderojnë edhe mjekët specialistë. Sipas doktor Sokrat Xhaxhos, faktorët që ndikojnë në hemorragjinë në tru janë të shumtë, por më kryesori është përdorimi i tepërt i alkoolit. “Përdorimi i tepërt dhe i vazhdueshëm i tij, bën që pacientit t’i shkaktohet një hemorragji në tru, pasi ai ul forcën koaguluese të gjakut.
Kështu, nga tubimet e bëra, është vërtetuar se i rrezikshëm është edhe konsumimi i vetëm 20 gr alkool. Alkooli etilik, që përmbajnë pijet dehëse, është tepër i rrezikshëm për njerëzit”,- pohon Xhaxho. Megjithatë, sipas tij, femrat janë ato që preken më shpejt se meshkujt nga kjo sëmundje. Rreth 15 për qind e pacientëve, janë nën 45-vjeç. Hemorragjia cerebrale quhet ndryshe edhe infarkti i trurit dhe do të thotë derdhja e gjakut në tru. Ai vjen si rrjedhim i bllokimit të një arterieje në tru, që pengon dhe qarkullimin e gjakut, vazhdon të pohojë ai. Gjithashtu, mjeku theksoi se nuk duhet që, në asnjë mënyrë, të marrim mjekime pa rekomandimin e mjekut, qoftë ky edhe mjeku ifamiljes. Në qoftë se keni shqetësime, si p.sh., dhimbje koke, nuk duhet që të merrni aspirina pa u rekomanduar tek mjeku, ose pa u kontrolluar nga se te vjen dhimbja e kokës, sepse këto përdorime mjekimesh të pa rekomanduara, të çojnë në hollimin e gjakut. Ndërsa, sa u takon shenjave kryesore të kësaj sëmundjeje, doktori shpjegoi se në momentin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, kemi dhimbje shumë të rëndë të kokës, sikur të ka gjuajtur njeri me ndonjë gjë të rëndë mbrapa kokës. Nuk flet, pra, nuk mund të shqiptojë dot asnjë fjalë, ose nuk i kujtohen fjalët dhe fillon tëbelbëzojë, fillon e i mpihet trupi deri sa nuk mund të lëvizë gjymtyrët, dorën ose këmbën, tërheqje e muskujve të fytyrës, të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën, ka raste qe edhe paralizohesh për tërë jetën, të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin, të vjella. Liri Mëhalla
Këshillat e mjekut
Mos pini duhan, si dhe alkool të tepërt, pasi ul forcat koaguluse të gjakut.
Hani sa më shumë ushqime, të cilat përmbajnë kalcium, p.sh., hani sallata.
Pini çdo drekë një gotë verë të kuqe.
Bëni çdo tre muaj analizat e gjakut, kjo është tepër e rëndësishme.
Evitoni tronditjet e forta emocionale dhe psikologjike.
Hani sa ma pak ëmbëlsira.
Përdorni sa më pak yndyra (shkak për hemorragjinëcerebrale).
Pini sa më pak kafe (hollon gjakun).
Në qoftë se keni pasur të sëmurë në familje, duhet të kontrolloheni te mjeku i familjes.