Auditi për partitë, 63 ekspertë në shortin e KQZ
Plot 63 ekspertë kontabël do të përfshihen në shortin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin e auditimit të financimit të partive politike gjatë fushatës elektorale. Burime nga KQZ bënë të ditur se brenda datës 9 gusht do të ketë një vendimmarrje nga ana e Komisionit Qendror për këtë çështje, ndërsa ekziston një ide që për dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike të kenë nga dy ekspertë që do bëjnë verifikimin dhe partitë e tjera nga një ekspert. Por nuk ka ende një vendimmarrje konkrete nga ana e këtij institucioni, i cili deri në datën 15 gusht duhet të ketë nisur nga puna. Neni 91 i Kodit Zgjedhor parashikon se jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për çdo subjekt zgjedhor, KQZ-ja emëron me short një apo më
shumë ekspertë kontabël të licencuar, të përzgjedhur përmes një procedure të caktuar. Në bazë të punës së tyre, raporti i auditimit paraqitet në KQZ brenda afatit të përcaktuar në vendimin e emërimit, por ai nuk mund të përfshijë të dhëna
personale të dhuruesve nën vlerën e parashikuar në pikën 1 të nenit 90 të këtij kodi. Kodi Zgjedhor i detyron subjektet zgjedhore se duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokument apo të dhënë që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore. Ndërsa KQZ-ja mund të bëjë verifikime të të dhënave të raportit. Verifikimi mund të përshijë edhe pyetjen e personave dhe subjekteve të ndryshme, këqyrjen e dokumenteve që lidhen me këtë çështje, pranë zyrave përkatëse të subjektit zgjedhor që ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë, të cilët mund të tregojnë mbi të dhënat e paraqitura në raport. Më pas, KQZ-ja publikon raportet e auditimit për subjektet zgjedhore jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së raportit ose, sipas rastit, nga data e mbylljes së verifikimeve përkatëse. KQZ-ja përzgjedh me konkurrim një listë të ekspertëve kontabël të licencuar në fillim të vitit zgjedhor. Lista duhet të përmbajë të paktën 20 ekspertë, të cilët e ushtrojnë këtë profesion në pesë vitet e fundit. Procedurat, kriteret e përzgjedhjes së listës paraprake dhe emërimi i tyre përcaktohen me udhëzim të KQZ-së. Në çdo rast një auditor nuk mund të auditojë të njëjtin subjekt zgjedhor për dy zgjedhje radhazi.