PDK: Drejtësia të zbardhë vrasjen e Aleks Kekës
Partia Demokristiane përshëndeti dje vendimin e Këshillit të Komunës së Kastratit për shpalljen "Qytetar Nderi" të Komunës Kastrat të të ndjerit Aleks Keka, ish-kryetar i Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe.
Në një njoftim për shtyp, bëhet e ditur se Këshilli i Komunës së Malësisë së Madhe ka vlerësuar figurën e ish-kryetarit të PDK-së, Aleks Keka, si një ndër qytetarët e respektuar të zonës dhe ka dënuar shpifjet e Policisë së Shtetit, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes tragjike që i mori jetën ish-kryetarit të PDK-së dhe vënien para drejtësisë së autorëve të krimit.
PDK bëri me dije se falënderon kryetarin dhe Këshillin e Komunës Kastrat për qëndrimin qytetar që mbajtën ndaj të ndjerit dhe shpreh respektin dhe konsideratën më të lartë për të gjithë anëtarët e Këshillit të Komunës.
"Me vendimin e tyre, këshilltarët dhe kryetari i Komunës Kastrat treguan respekt për të ndjerin dhe pavarësi politike.
Partia Demokristiane edhe njëherë u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të drejtësisë në vend të zbardhin krimin e rendë që i mori jetën ish-kryetarit të PDK-së, Aleks Keka, dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij krimi të shëmtuar", thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj partie.