Zjarr në malin e Kushovicës
Zjarret kanë nisur të shfaqen në ditët e para të këtij muaji të nxehtë, në disa nga zona të vendit. Më i fundit është ai që ka rënë në zonën e Gramshit, në malin e Kushovicës. Sipas burimeve nga vendngjarja, ky zjarr ka gati dy muaj që ka krijuar vatra të veçanta, duke mos mundur dot të shuhet. Aktualisht rruga në këtë mal është e pakalueshme për zjarrfikëset dhe kjo ka bërë që vatrat e zjarrit të ndjekin njëra-tjetrën dhe të mos shuhen dot. Ndërkaq, policia ka hedhur variantin e vënies me qëllim të zjarrit në këtë zonë.