E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova shton numrin e trupave në rajonet e përmbytura

“Mbështetur në kërkesën e qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 9 janar 2010, për shtimin e trupave të FSK-së në aksionin e kërkim-shpëtimit, pas situatës së rënduar nga vërshimet në veriun e Republikës së Shqipërisë, drejtuesit e Ministrisë së FSK-së ndërmorën masat e nevojshme për shtimin e numrit të pjesëtarëve të FSK-së në këtë aksion”, bëhet e ditur në një komunikatë.“Kontingjenti shtesë u nis sot në orët e para të mëngjesit i pajisur me automjete dhe pajisje tjera të nevojshme për këtë mision, ku do t’i bashkëngjitet njësisë që po ndihmon atje që nga 5 janari i këtij viti”, thuhet më tej në komunikatën e Ministrisë së FSK-së.Fillimisht, katë javë, drejt Shqipërisë u nis Njësia e Kërkim-Shpëtimit e FSK-së. Pas deklaratës të NATO-s për arritjen e kapaciteteve të para operacionale, kjo është hera e parë që FSK-ja merr pjesë në një mision humanitar jashtë shtetit.Në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi i kërkoi ministrit të FSK-së, Fehmi Mujota, që  në ndihmë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në Shqipëri të rritet menjëherë numri i profesionistëve, por edhe teknikës më moderne që disponohet.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›