Serbia një ofensivë diplomatike për negociata me Kosovën
BEOGRAD – Për Serbinë ky vit do të karakterizohet me kërkesën e Beogradit për zgjidhjen për Kosovën dhe ky do të jetë problemi kryesor dhe më i vështirë të cilin autoritetet serbe synojnë ta zgjidhin. Kështu ka bërë të ditur sot e përditshmja serbe "Blic" duke burime nga qeveria serbe. Sipas “Blic” tashmë janë ndërmarrë hapat që menjeherë "një ditë pas shqiptimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të thirret seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së" dhe që të nisë "depërtimi dhe përparimi i shpejtë" në fillimin e negociatave dhe në gjetjen e zgjidhjes midis Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë për këtë gazetë të Beogradit një burim i afërt me autoritetet serbe, duke theksuar se pa këtë nuk do të jetë e mundshme të realizohet qëllimi strategjik i Serbisë - anëtarësimi në BE. Edhe ekspertët serbë të politikës së jashtme kanë thënë se pa një zgjidhje për Kosovën nuk mund të jetë jo vetëm i lehtë, por as i shpejtë, plani i autoriteteve serbe që të bëhet një "depërtim i shpejtë: në zgjidhjen e problemit kryesor të Serbisë. Gazeta konstaton se në rajon vetëm Rumania dhe B e H nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa nga të tjerët vetëm Mali i Zi nuk e ka shkëmbyer ambasadorin me Prishtinën. Beogradi ndaj çdo hapi të bashkëpunimit të fqinjëve me Kosovën reagon negativisht dhe i përkeqëson marrëdhëniet në rajon. (d.b/QIK/BalkanWeb)