E Diel, 1 Nëntor 2026

Inaugurohet projekti çek në Qendrën Emergjente të QKUK-së

Në përbërje të delegacionit çek do të jetë drejtori i Qendrës Klinike të Vinohrady, Marek Zeman, ministri i Shtetit për Tregti e Stabilizim, Çenek Merta, drejtori i Qendrës Traumatologjike, Frantishek Vyhnanek, si dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës Çeke.

Ky delegacion do të bëjë finalizimin e një projekti disa mujor, që ka të bëjë me edukimin e vazhduar specialistik dhe trajnimet e stafit të QKUK-së në Republikën Çeke për mjekë të emergjencës, radiologjisë, anesteziologjisë, mjekimit intensiv, dhe me pajisjen konkrete të Qendrës Emergjente (QKUK) me pajisje, inventar dhe materiale mjekësore.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›