E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleksandër Meksi ne 360 grade, nga Partizani te Mancester Junaitid (2)

/* */

(Pjesa e dyte) - Ish-kryeministri i 30-të i Shqipërisë, nga themelimi i shtetit shqiptar nga viti 1912, i katërti pas vendosjes së Demokracisë në Shqipëri dhe i pari i Partisë Demokratike pas tre kryeministrave të Partisë së Punës: Fatos Nano, Ylli Bufi, Vilson Ahmeti, dikur një pasionant shahu, por dhe një ndjekës i rregullt i futbollit, basketbollit, zbulon gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Telegraf”, skuadrat dhe lojtarët e tij zemrës, miqtë e futbollit, por dhe emocionet që ka përjetuar gjatë qindrave ndeshjeve që ka ndjekur.

 Zoti Meksi, përsa u përket ekipeve të mëdha europiane, me kë jeni tifoz?

Jam me Mançester Junaitid dhe jam bërë tifoz në vitet 1960. Meqenëse isha tifoz i anglezëve, kjo ishte skuadra që e përfaqësonte më mirë futbollin anglez, me Bob Carlton, etj. Më pëlqente si mënyrë të luajturi. Një lojë fizike dhe force, dhe jo me stilin e fryrë italian, që mbylleshin në portë. Qenë më spektakolarë, siç ishin holandezët dhe të tjerë më vonë. Pastaj, nuk e kam zakon të ndërroj flamurin dhe të bëhem tifoz me atë që fiton gjithmonë. I ndjek gjithmonë. Anglinë e kam ndjekur edhe kur kanë luajtur në Shqipëri. Nga ekipet spanjolle bëj më shumë tifo për Realin e Madridit. Nga ato në Itali, më për zemër kam Milanin.

Dhe në katër ndeshje kundër anglezëve kemi pësuar humbje...

Është një marrëzi e gazetave tona dhe drejtuesve që tallen me shtypin. Pasi nëse lojtarët tonë, nëse janë një ose dy që luajnë në ekipet e para të Europës dhe jo në më të mirat e saj, nuk kemi si mundim kombëtare që ndër më të mirat e kontinentit tonë, që luajnë me yje që shiten apo blihen me nga 30-40 milionë euro apo më shumë. Ne duhet të luajmë ndershmërisht dhe të japim maksimumin tonë, sigurisht edhe me avantazhin që na jep fusha kur luajmë këtu dhe të shmangim humbjet spektakolare, siç e kemi pësuar edhe ndonjë herë në fushën tonë.

 Futbolli është një nga lojë e shpikur në Angli. A ka ndonjë përputhje ky fakt, me të qenit tuaj si tifoz anglez?

 Jo nuk ka asnjë lidhje. Me Anglinë jam bërë tifoz në vitet 1950, kur patëm dhe mundësinë për ta pasur ndonjë kontakt. Ndiqnim në radio kampionatet botërore, atë vitit 1954, të zhvilluar në Zvicër dhe të fituar nga Gjermania, aq sa mund të kuptonim italisht në atë kohë. Isha 16 vjeç. Anglia doli e para e grupit 3, por u eliminua në çerekfinale me Uruguain. Më vonë fillova ta ndjek Anglinë përmes televizorit, gjithmonë kur gjenim ndonjë mundësi për ta realizuar. Im vëlla, Tome Meksi, sillte në shtëpi për të riparuar gjase ndonjë televizor në shtëpi, apo tentonim të shikonim te ndonjë komshi.

Anglia e ka fituar titullin e vetëm kampion në vitin 1966. Si e përjetuat atë si një tifoz tashmë i thekur i anglezëve?

Në ato vite kam qenë intensivisht tifoz. Anglezët nuk luajnë vetëm për të fituar, por dhe për të argëtuar shikuesit, luajnë një futboll të ndryshëm nga italianët apo gjermanët. Klubet angleze nuk para bëjnë këto gabime. Klubi e ka filozofinë e fitores. I shikonim ndeshjet te një kushëriri i një shoku të vëllait tim, që ishte afër shtëpisë sonë. Quhej Koço Dilo. Një avokat i njohur. Në një dhomë të tij fare të vogël, në katin e poshtëm, mblidheshin rreth 40 veta. Burra dhe djem, të afërm, apo çuna mëhalle, por mund të vinin dhe njerëz që nuk i njihte kush. Po të tregoj  një episod: kur erdhi i zoti i shtëpisë, ai që ishte më pranë derës i tha: ‘po ti pse vjen, nuk e shikon që nuk vende?’. Thuajse ishte një histori e përhershme. Të gjithë miqtë dhe kushërinjtë, do të mblidheshin atje ku kishte televizor. Mbaj mend ndeshjen Gjermani-Itali, kishte më shumë tifozë të Gjermanisë dhe Italisë, por kishte dhe nga ata që ishin kundër të dyjave. Një ndeshje që përfundoi rreth mesnatës, dhe ulërinte i gjithë qyteti. E kam parë diku afër Kafe “Florës”. Kur mbaroi ndeshja, të gjithë dolën në rrugë dhe filluan të ziheshin, pasi u kualifikua Italia 4-3, pas kohës shtesë. Kjo ndodhi në vitin kampionatin e vitit 1970, të zhvilluar në Meksikë dhe ishte e vlefshme për gjysmëfinalet.

 Hera e fundit që keni shkuar në stadium?

Besoj se ka qenë ndeshja e 28 marsit të vitit 2001, kur Shqipëria humbi 3-1 me Anglinë. Mbaj mend se u shënuan dy gola brenda një minute. Skela realizoi golin e Shqipërisë në minutën e 90-të, atë 2-1, dhe menjëherë shënuan anglezët (Kole 90’, 3-1). Me ekipin anglez luante deh Dejvid Bekham, ndërsa trajner ishte Eriksoni. (Me ekipin tonë ishte Mehdin Zhega) Gjithsesi, kur isha kryeministër kam qenë në stadium kur kemi fituar 1-0  me Greqinë (1992).

Në Shqipëri, kanë luajtur ndeshje miqësore dy nga ekipet më të mëdha të botës, Milani dhe Reali i Madridit, të cilët kanë marrë pjesë në turneun “Taci Oil Cup”.

 Është një gjë shumë pozitive. I kanë dhënë më shumë imazh vendit tonë. Thjesht, lojtarët duhet të mësohen të shohin në fushë, disa nga lojtarët më të mëdhenj në botë. Ne jemi mësuar t’ shohim gjithmonë në televizor. E shohim mirë futbollin anglez dhe spanjoll, nuk e shohim dhe aq mirë atë italian, por e shohim keq atë shqiptar, kuptohet nga cilësia e transmetimit, për shkak të nivelit të ulët të kamerësë, apo numrit të pakët të tyre. Anglia, Gjermania, Portugalia kanë sjellë disa yjet e tyre në Shqipëri, kur ka qenë rasti i ekipit Kombëtar. Unë vetë, nga ekipet spanjolle bëj më shumë tifo për Realin e Madridit. Nga ato në Itali, më për zemër kam Milanin.

Kur gjermanët shkuan në Opera

Më 17 dhjetor 1967, Shqipëria barazoi 0-0 me Gjermaninë, një ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Europianit të vitit 1968, e që u kushtoi rëndë gjermanët. Katër vjet më pas, Gjermania erdhi sërish në Tiranë dhe fitoi 1-0. “Dua të kujtoj atë që ndodhi kur erdhën gjermanët dhe i çuan në opera. Tifozët e dinin që do të vinin gjermanët dhe rrotulloheshin rreth sheshit “Skënderbej”, diku ku ka qenë ish-Bashkia apo 15-katëshi. Gjermanët dolën nga Opera, njerëzit krijuan një korridor të ngushtë nga dera e autobusit deri te dera e Operës. Askush nuk fliste dhe brohoriste, pasi kishin frikë. Por kishin ardhur për t’i parë gjermanë nga afër. Thuhet se gjermanët nuk e kishin përjetuar këtë lloj pritje ndonjë herë. Besoj se ka ndodhur në vitin 1971, kur humbëm 1-0. Në një rast, në një ndeshje të vitit 1981, tjetër Rumenige ndërroi orën e dorës me një shkodran, diku të 15-katëshi. Rumenige i dha orën për kujtim, dhe shkodrani për të mos thënë se e bëri për të përfituar, por kur gjermanët ikën, këtë e thirrën më prapa për t’i dhënë ndonjë “këshillë”, - tha Meksi.

 Adhurues i Aleks Fergusonit

 Meksi ka një respekt maksimal për trajnerin e Mançester Junaitid, Sër Aleks Fergusonin. “Nuk mund të rrish gjatë trajner në kohë, dhe gjatë kësaj kohe të marrësh një numër të pafund trofesh. Do të thotë që është mjeshtër i këtij zanati”. Duke parë statistikat e 19 viteve të fundit, qysh kur kompeticioni mori emrin Premier Ligë, Mançester Junaitid e ka fituar 12 herë titullin, Arsenali dhe Çelsi secili nga tri herë dhe një herë Bllekbërn Rovers. Ndërsa, Mançesteri Junaitid e ka fituar 19 herë titullin kampion (rekord, për herë të fundit në sezonin 2010-2011), Mançester Siti e ka fituar kampionatin vetëm dy herë (i fundit 1967-1968). Të dielën e kaluar, Mançester Junaitid humbi 6-1 me Mançester Sitin në “Old Traford”. “Në fakt, gjatë kohës që u zhvillua ndeshja nuk isha në Tiranë, por kur u ktheva në shtëpi, hapa kompjuterin dhe e pashë rezultatin. Kalova menjëherë te BBC-ja për të parë sesi ishin bërë golat dhe të merrja informacione të tjera. Nuk është se u mërzita ne mënyrë ekstreme. E kam të gatshme formulën: herë humbet dhe herë fiton, ndonjëherë dhe barazon. Jam i bindur se, në ndeshjen e kthimit do të jetë Junaitid ai që do të fitojë”, - tha Meksi.

MANCESTER-BAJERN

“Kam parë dhjetëra të tilla, dhe e kam vështirë të bëj dallime. Sigurisht, kur kjo shoqërohet edhe me ndonjë titull, sigurisht që është dhe më e bukur. Le të them se një nga ndeshjet më të mëdha për mua, ka qenë Mançester-Bajern (2-1, 1999, të fituar nga anglezët me dy gola minutat e fundit, kur ishin në dizavantazh 1-0.”

TIFOZ I ARSYESHËM

Meksi thotë se, nuk bën pjesë në ata tifozë, të cilët mërziten në ekstrem kur ekipi i tyre humbet dhe nisin të zihen, apo të jetë i shqetësuar për ditë të tëra. “Kjo jetë kështu është, herë humbet dhe herë fiton, ndonjëherë edhe barazon. Të duash vetëm të fitosh është vetëm marrëzi”, siç thoshte xhaxhai im.

LAJMET SPORTIVE

Me ish-kryeministrin të duhet të bësh një punë parapërgatitore përpara së të flasësh për sport, pasi ai ka njohuri të shumta. “Për atë të vendit informohem përmes gazetave sportive tona. Gjithsesi, për atë të huaj shoh faqet e internetit, italiane dhe angleze. Kontrolloj “Gazzetta dello Sport” dhe “BBC”-në”.

Dënimi absurd i Skënder Halilit

Meksi kujton edhe rastin e dënimit të Skënder Halilit, avokat i të cilit ishte pikërisht një kushëri i parë i të jatit, Koço Dilo: “ Të gjithë sportistët shqiptar kur dilnin jashtë merrnin ndonjë gjë, por me rregullat tona të asaj kohe nuk duhet të merrje asgjë. Sportistët merrnin ndonjë gur çakmaku, apo ndonjë orë, që të nxirrnin ndonjë lek. Skënder Halilit ju qepën si kundërshtar, jo si blerës orësh. Sfondi i gjyqit ishte i thjeshtë, mënjanimi i një lojtari të njohur të ekipit kundërshtar. Ashtu siç ishte rasti i humbjes së kampionatit në tavolinë të Tiranës, në sezonin 1966-1967, kur ajo duhej të shqyrtohej nga Federata e Futbollit, me një asamble të gjerë apo me ekspertë dhe t’ia jepte titullin asaj që i takonte, pra Tiranës”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›