Aleksander Meksi: Si e shpëtova Shqipërinë nga dënimi (3)

/* */
(Pjesa e trete) - Ish-kryeministri i Partisë Demokratike ishte i pari që tregoi një interesim të veçantë për ekipin Kombëtar të Futbollit, në kohën kur përfaqësuesja drejtohej nga Neptun Bajko. Falë efikasitetit dhe gatishmërisë së Meksit, i cili e kuptoi menjëherë ngërçin, Shqipërisë iu hoq në një afat shumë të shkurtër pezullimi i përkohshëm nga FIFA në vitin 1996, për shkak të mospërputhjes të disa rregullimeve ligjore.
Ish-trajneri Neptun Bajko është shprehur në media, para disa vitesh, se ishte kryeministri Aleksandër Meksi, ai që e shpëtoi futbollin shqiptar. Kur situata u përsërit në vitin 2008, prodhoi jo pak tensione nga moszgjidhja e shpejtë dhe për të interferimit politik, siç e përcaktoi atëherë FIFA dhe UEFA, pezullimin dymujor (mars-maj 2008). Meksi tregon gjithçka per gazeten "Telegraf"
Zoti Meksi, ju arritët ta të shpëtonit futbollin shqiptar nga izolimi ndërkombëtar në vitin 1996, kur FIFA reagoi pas shkarkimit të sekretarit të FSHF-së, Eduard Dervishi. Si arritët ta zgjidhnit situatën?
Federatat tona kanë rregulla që lidhen me federatat ndërkombëtare. Je i detyruar ti respektosh. Ashtu si kundër që nëse do të hysh në Europë, duhet të respektosh rregullat e tyre. Kur nuk respekton ligjet e Europës, do të thotë që nuk dëshiron të hysh në Europë. Ne deshëm që futbolli të ecte përpara. Atëherë ne duhet të riparonim ligjet dhe u detyrova të ndërhyja unë. Ata që e kishin për detyrë, nuk po e kryenin këtë detyrë si duhet për të qene brenda kërkesave që kërkonin ligjet.
Ju kujtoheni si kryeministri i Kombëtares, për të cilën treguat një kujdes të veçantë. Ku konsistonte ai?
Sigurisht, bëmë maksimumin që ne mund të bënim në atë kohë, si në trajtimin financiar. Sot është harruar se çfarë kohësh të vështira ishin atëherë. Më duhej të përkushtohesha me problemet e bukës dhe energjisë elektrike, thuajse çdo mëngjes. Por, i ndihmuam me dhënien e pasaportave dhe kalimin pa vizë. Mund të përmend rastet e Demollarit, Millos së ndjerë, Kaçajt, që i morën këto favore. Pasaporta morën edhe trajnerët. Të mbash flamurin shqiptar dhe të mos kesh një pasaportë të privilegjuar është absurde. Tani nuk ka nevojë më për viza, thuajse në të gjithë Europën. Vazhdoj të kem miqësi me shumë me disa lojtarë.
Kombëtarja jonë prej gati dhjetë vjetësh është drejtuar nga pesë trajnerë të huaj, të cilët nuk kanë mundur të na largojnë nga vendi i parafundit. Cili është opinioni juaj?
Në vlerësimin tim, kjo ka të bëjë më shumë me lojtarët që kemi ne në dispozicion. Në jo pak raste, kam konstatuar se jemi ndëshkuar nga gabimet e lojtarëve tanë. Nëse trajnerët e huaj, nuk kanë ardhur për interesa të tjera që nuk kanë të bëjnë me futbollin vetëm, e konsideroj një gjë pozitive, pasi sjellin më shumë përvojë në Shqipëri, njohuri më të mëdha, megjithëse lojtarët që kemi në ekipin kombëtar luajnë të gjithë jashtë.Cilin lojtar preferoni më shumë nga ekipi Kombëtar?
Pëlqej shumë Lorik Canën, që është edhe më i përmendur sot. E kam ndjekur qysh kur luante në Francë, Angli. Sigurisht, që vlerësoj edhe shumë të tjerë. Sot ka shumë djem të rinj shqiptarë, apo kosovarë, që luajnë në Zvicër dhe Austri, e që luajnë nëpër klube. Edhe kjo lëvizja e Aleancës Kuqezi që u bën thirrje me insistim atyre të luajnë me Shqipërinë, nuk më duket e drejtë. Secili e di rrugën e tij që duhet të ndjekë. Nuk kam parë që të shahet ndonjë basketbollist që luan në Turqi, siç shahen të gjithë të tjerët. Në vend që t’i vëmë në dukje, që janë shqiptarë, qoftë edhe kur janë arvanitas, apo arbëreshë. Ashtu, siç bëjmë për albanalogët, siç është rasti i Kanderës, apo siç ka shumë mundësi që të jetë arvanitas, Gjekas. Disa e kanë të shkruar në ballë. Siç mund ta marrësh Gjokoviçin e tenisit nga Puka, si fizionomi.
Një nga prioritetet e shpallura të qeverisë aktuale është dhe ndërtimi i një stadiumi të ri, i cili parashikohet të jetë gati për 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit. Si e shikoni këtë iniciativë?
Në atë kohë kur unë isha kryeministër ishin kohë të vështira, por ne e pajisëm me stola, me karrige, ulëse, apo ndenjëse, vendosëm ndriçimin dhe kishim planin për të bërë dhe rikonstruksionin e stadiumit, zmadhimin e tij. Edi Dervishi erdhi në zyrën time me një projekt që e kishin bërë italianët me investimin tonë. Edhe sot e kësaj ditë vazhdohet me një projekt absurd për rinovimin mbi atë ekzistues, kur dihet se stadiumet jashtë kanë nevojë për një shesh të madh për parkim për makinat, kthehen edhe në qendra tregtare, që të lozin një rol edhe zhvillimi. Në atë vend ku është “Qemal Stafa” nuk mund ta luajë kurrë. Ashtu siç duhet të jetë stadium vetëm për futbollin. Kështu që ata që do të shkojnë të shohin futboll të kënaqen. Për atletikë të bëhet një tjetër. Duhet të ndërtohet në periferi ku shkohet lirshëm, rihet lirshëm.
Përpara nisjes së këtij edicioni futbollistik, Federata Shqiptare e Futbollit, në përputhje edhe me kërkesat e FIFA-s, i detyroi klubet të shndërroheshin nga pikëpamja juridike, në shoqëri aksionare apo shoqata sportive jofitimprurëse. Pikërisht në kohën tuaj si kryeministër nisën të shfaqeshin edhe format e para të klubeve me presidentë. Si do ta konsideronit?
Mbaj mend një herë se më ka ardhur ministri i Financave dhe më ka pyetur rreth kësaj teme, sesi mund të trajtoheshin klubet. Kanë jetuar me kontributet e shtetit në këto 20 vjet. Me paratë, që ka hedhur shteti dhe me paratë që hedhin individët. Këto duhet të shndërrohen në aksione. Kur nuk ka më lekë të hedhë i pari, atëherë këtë gjë e bën i dyti, dhe ky i fundit merr drejtimin e klubit. Nuk jam shumë i informuar sesi po procedohet sot.
Në këndvështrimin tuaj si mund të ndihmohet futbolli shqiptar?
Duke pasur mjetet dhe qenë masiv nëpër shkolla, në sistemin zinxhir. Duke pasur dhe kushte më të mira si të fushave, ashtu dhe trajtimin financiar.
Intervistoi: Dash Frasheri
Gazeta "Telegraf"