Aleksandër Meksi prezanton në Burrel kandidatin demokristian, Mond Stojku
Aleksandër Meksi, në takimin që koalicioni “Poli i lirisë” zhvilloi me qytetarët matjanë, u shpreh se situata e vështirë ekonomike dhe sociale në vend ka ardhur si rezultat i qeverisjes së keqe. Për shkak të politikave keqqeverisëse, korrupsionit dhe monopoleve, Shqipëria vijon të mos përmbushë stadardet demokratike, gjë që ka sjellë si pasojë që qytetarët të mos lëvizin të lirë në Europë, por të vijojnë të jenë në radhët e pritjes për viza. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit, si një mundësi reale që do të ndikonte në përmirësimin jo vetëm të cilësisë së jetesës, por edhe për zhvillimin e vrullshëm të zonës verilindore të vendit”,- tha kreu i koalicionit. Sipas tij, kjo rrugë do të mundësojë lëvrimin e shpejtë të mallrave dhe të njerëzve duke sjellë zhvillim real ekonomik. Meksi premtoi se Rruga e Arbrit do të jetë përparësia numër 1 e programit qeverisës të Polit të Lirisë”. Ndërsa kreu demokristian Ndoka vuri theksin te situata e vështirë ekonomike dhe numri i lartë i papunësisë që sundon në qytetin e Burrelit. Sipas Ndokës, ndonëse Burreli ka një numër shumë të madh resursesh, duke filluar që nga minierat, pyjet, uzina e ferrokromit, papunësia sa vjen e rritet.
22 Maj 2009