PS-ja paralajmëron bojkot të zgjedhjeve nëse PD-ja uzurpon KQZ-në
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Gjoncaj: “Ristani po bën lojën e PD-së”. Kreu i Komisionit, Ristani: “Partia Socialiste të mos e paragjykojë procesin”
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bojkoton pjesëmarrjen në këtë institucion, duke paralajmëruar tërheqjen e forcës së tij politike nga zgjedhjet nëse do të ketë manipulime dhe vendime të njëanshme, në favor të maxhorancës. Genc Gjoncaj deklaroi se në qoftë se ky komision do të vazhdojë që të marrë vendime pa konsensus, por vetëm me diktatin e votave, PS-ja do të shohë qëndrimin e saj për zgjedhjet parlamentare. Në mënyrë demonstrative Gjoncaj u largua mbrëmë nga mbledhja, ku po shqyrtohej vendimi për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve të 7 partive politike. Genc Gjoncaj akuzoi kreun e KQZ-së se po ndjek politikën e Partisë Demokratike.
Debati
Debati në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nisi në momentin e shqyrtimit të listës së kandidatëve të Partisë Agrare Ambientaliste. Anëtarët e KQZ-së diskutuan nëse do të votonin qark për qark, pra një vendim me pika apo vendime të ndryshme.
Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, kërkoi që miratimi i listës shumemërore, të paraqitur nga forcat politike, të miratohet qark për qark. Sipas saj, në këtë mënyrë, ecuria e procesit nuk do të cenohej. Subashi u shpreh se miratimi i listave për çdo qark do të bëjë të mundur një kontrollim më të saktë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Niazi Kosovrasti. Kosovrasti deklaroi se në qoftë se një parti ka mangësi në plotësimin e listave shumemërore, kësaj force duhet që t’i kthehet mbrapsht e gjithë lista. “Unë propozoj që nëse një parti politike ka probleme me dokumentet në një prej këtyre qarqeve, pavarësisht se në 11 qarqet e tjera i ka në rregull, lista të kthehet e tëra”, - tha përfaqësuesi i PD-së në KQZ.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve hodhi në short dy propozimet ku u miratua propozimi i paraqitur nga përfaqësuesi i PD-së. Ndërkohë, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj, e akuzoi Ristanin se po bën politika të majta dhe jo të KQZ-së. Goncaj u shpreh se çështja nuk është shumë e thjeshtë. “Qytetarët do të votojnë mbi bazën e kualiteteve. Paraqesin emrat me të cilët do të performojnë. Jo më kot është ndarë paraqitja e kandidatëve në qarqe”, - tha Gjoncaj. Përfaqësuesi i PS-së deklaroi se në rast se KQZ-ja do të vazhdojë të marrë vendime vetëm duke u bazuar në shumicën e votave, PS-ja do të rishohë pozicionin e saj në KQZ. “Dyshoj se ju nuk bëni politikën e KQZ-së, por të PD-së. Kam autorizimin t’ju them se ne do të shikojmë pjesëmarrjen në KQZ nëse vazhdoni kështu”, - u shpreh Gjoncaj. Pas këtij deklarimi Genc Goncaj u largua nga salla e mbledhjes. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i bëri thirrje PS-së që të mos paragjykojë procesin zgjedhor dhe të bëhet bashkëpunuese.
Shtyrja
Dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu miratimin e listave shumemërore të partive. Nga 45 partitë politike që janë regjistruar në KQZ si pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare, 36 prej tyre kanë dorëzuar listat. Dy prej partive që i kanë dorëzuar lisat nuk kanë pasur përfaqësues në Parlament. Ndërsa partia “Ligj dhe drejtësi” ka pasur një deputet. Anëtarët e KQZ-së shtynë miratimin e listave të partisë “Aleanca kombëtare”. Shkaku i shtyrjes së listave të kësaj partie ka qenë mungesa e dokumentacionit të disa prej kandidatëve të saj. Kryetari i PAK-së kishte bërë noterizimin e kërkesave të kandidatëve të partisë së tij, duke mos qenë vetë kandidatët prezentë. Të njëjtin problem pati edhe forca tjetër politike, Partia e Punës së Shqipërisë e Rinovuar. Të dyjave këtyre partive iu lanë 48 orë kohë që të korrigjojnë dokumentacionin e listave.
22 Maj 2009