Fushata elektorale, plani i PS-së për motivimin e kandidatëve në vendet e fundit në listë
Kandidatëve me mundësi zero për të qenë deputetë u janë premtuar funksione të rëndësishme në Ekzekutiv. Parashikimet më optimiste të PS-së bëjnë deputetë vetëm 75 nga 140 kandidatë të saj
Shaban Sulçe
Partia Socialiste ka hartuar një strategji konkrete për të motivuar të 140 kandidatët e saj për deputetë për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Në kushtet e Kodit të ri Zgjedhor, automatikisht, një pjese të mirë të këtyre kandidatëve për deputetë u janë limitizuar në zero mundësitë për të qenë në Parlamentin e ardhshëm. Konkretisht, bëhet fjalë për kandidatët që janë të renditur ndër vendet e fundit në listat e PS-së për secilin prej 12 qarqeve ku do të konkurrohet në zgjedhjet e ardhshme. Në pamje të parë, kandidatët e vendeve të fundit mund të duken të pamotivuar dhe të paangazhuar gjatë fushatës elektorale, e cila është edhe faza e fundit e punës me elektoratin për fitimin e votave në zgjedhje. Por, për të zgjidhur këtë çështje, Partia Socialiste ka hartuar një strategji konkrete.
Strategjia
Strategjia e selisë rozë dhe e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama synon që kandidatët e vendeve të fundit në lista të jenë po aq të angazhuar dhe po aq të motivuar në fushatën elektorale, sa edhe kandidatët që kryesojnë listat apo që kanë mundësi të mëdha për të fituar mandatin e deputetit. Strategjia synon që në rast të fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme, kandidatët që janë në vendet e fundit në listë të përfshihen në funksione të rëndësishme të qeverisjes ekzekutive dhe në poste drejtuese në administratën e ardhshme. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se ky premtim u është bërë kandidatëve nga vetë kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë procesit të konsultimit kokë më kokë që ai ka zhvilluar me kandidatët që janë caktuar në vendet e fundit të listave të PS-së për secilin prej 12 qarqeve. Sipas këtyre burimeve, një marrëveshje e tillë duket se i bën më të motivuar kandidaturat e vendeve të fundit në listat e PS-së për të punuar dhe për t’u angazhuar gjatë fushatës elektorale, me qëllim arritjen e fitores në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Deputetët
Objektivi i Partisë Socialiste dhe i kryetarit të saj Edi Rama është që kjo parti të përfaqësohet me 72-75 deputetë në Kuvendin e ardhshëm. Ky objektiv u deklarua para dy ditësh nga kryesocialisti Edi Rama, i cili prezantoi disa prej kandidaturave kryesore të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 qershorit. Sipas Ramës, PS-ja, në Kuvendin e ardhshëm do të ketë 72-75 deputetë, ku 20% e tyre do të jenë gra. “Nga 140 kandidatë që përfaqësojnë PS-në në të gjithë territorin, janë 100 juristë, ekonomistë, arsimtarë dhe mjekë. Mbi 30% e listës janë me grada shkencore dhe mbi 50% me kualifikime pasuniversitare. Por këto janë statistika që mund të thonë pak. Ndërkohë që statistikat më të rëndësishme janë ato që lidhen jo me tërësinë e listës, por me grupin e ardhshëm parlamentar. Fokusi ynë tek cilësia e Parlamentit të ardhshëm ka diktuar edhe zgjedhjet tona, duke i bërë llogaritë për spektrin e përfaqësimit të PS-së në Parlament, bazuar në një numër 72-75 deputetë dhe mbi këtë numër ne do të kemi një grup parlamentar me 20% gra”, - ka deklaruar kreu i PS-së, Edi Rama.
22 Maj 2009