Aleksandër Meksi, sot, zyrtarisht në LZHK
Ish-kryeministri i PD-së gjatë viteve 1992-1996, Aleksandër Meksi, sot zyrtarisht do të jetë pjesë e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Ai do te prezantohet sot nga krue i LZHK. Pas negociatave me drejtuesin e LZHK-së, Dashamir Shehi, dhe ata të “Polit të Lirisë” më në fund, z. Meski ka vendosur t’i bashkëngjitet në zgjedhjet e 28 qershorit pikërisht koalicionit më të ri në vend. Ish-kryeministri demokrat do të garojë në zgjedhjet e reja parlamentare në Tiranë dhe ai do të kryesojë listën e LZHK-së në qarkun e Tiranës. Po ashtu, në bazë të marrëveshjes e cila pritet të zyrtarizohet paraditen e sotme, Aleksandër Meksi do të drejtojë edhe aleancën e re të qendrës së djathtë, “Poli i Lirisë”. Kryetari aktual i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka vendosur të jetë i dyti në listën e kësaj partie, pas emrit të Meksit në qarkun e Tiranës. Nën siglën e kësaj partie konkurrojnë edhe Gilman Bakalli, i cili garon në Shkodër, ndërkohë që ka bisedime edhe me ish-zëvendëskryeministrin Bashkim Kopliku etj. Aleksandër Meksi është larguar nga jeta politike që prej rënies nga pushteti të PD-së në vitin 1997 dhe aktualisht figuron anëtar i Këshillit Kombëtar pasi me statutin e demokratëve çdo ish-kryeministër dhe ish-kryetar partie është edhe anëtar i këtij këshilli.