Berisha: Anëtarësimi në BE, më shpejt se parashikimi im
Kryeministri Sali Berisha ka bindjen e plotë se shumë shpejt do ta ulë Shqipërinë në tavolinën e Bashkimit Evropian. Por, kur bie fjala për datën konkrete, për agjencinë e lajmeve në Varshavë, “NETV New Europe”, z. Berisha shprehet: “Jam thellësisht i bindur që kurrë nuk do të ndodhë aq shpejt sa do të dëshiroja unë, por do të ndodhë më shpejt se e kam parashikuar unë”. Ai jep një siguri të plotë se do të përmbushë reformat, kriteret, standardet dhe normat e kërkuara për integrimin në familjen evropiane. Gjatë kësaj interviste, Berisha flet për arritjet e gjithanshme të qeverisë që ai kryeson, të cilat sollën dhe anëtarësimin në NATO. Ai ndalet tek angazhimi më i madh i qeverisë, që Shqipëria të zhvillojë më datën 28 qershor zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja; qëllimi im madhor janë zgjedhje të lira dhe të drejta dhe respektimi i çdo verdikti të vendit tim. Kam shumë besim se ata do të votojnë për të ardhmen, ata do të votojnë për projektin që do të kthehet në realitet”, - thotë z. Berisha. Ai ndalet tek aspiratat integruese të shqiptarëve dhe përmend disa nga arritjet e qeverisë në fushën politike, ekonomike dhe atë të modernizimit të infrastrukturës në mbarë vendin të cilat do ta çojnë Shqipërinë drejt integrimit të plotë.
Z. Kryeministër, Shqipëria formalisht dorёzoi kёrkesёn pёr aplikim nё BE. Sa mendoni se do të zgjasë ky proces?
Prilli ishte njё muaj shumё historik pёr vendin tim, sepse nё 4 prill, kur ёndrra euroatlantike e Shqipёrisё u bё realitet, ne u bёmё anëtarë tё NATO-s. Pastaj, nё 28 prill u dorёzua kёrkesa e Shqipёrisё pёr statusin kandidat pёr nё BE. Tё gjitha kёto u bёnё tё mundura falë njё solidariteti tё jashtëzakonshëm, tё cilin vendet e lira evropiane e treguan ndaj vendit tim, ato u bёnё tё mundura gjithashtu falë reformave tё thella dhe tё shumanshme, qё kanё ndryshuar shumё vendin tim. Shqipëria tani është njё vend i sigurt, krimi i organizuar ёshtё zgjidhur nё njё kohё tё shkurtёr, çka do tё thotё se mё shumё se 2,400 grupe kriminale dhe mё shumё se 1,000 anёtarё dhe shefat e tyre janё kapur ose ndaluar. Vitin e kaluar nё patёm mё shumё se 2.7 milionë vizitorё pa asnjё aksident. Numrat e kriminalitetit tani janё mё tё ulёt se mesatarja e BE-së.
Nё shumё mёnyra, Shqipёria ka qёnё mё e suksesshme madje se vendet e BE-së, apo jo?
Ajo nё çfarë unё kam qёnё shumё i përqendruar ka qenë vazhdimi me reformat dhe implementimi i tyre. Le tё marrim disiplinën fiskale: katёr vjet mё parё, me njё nivel shumё tё lartё taksash, kontrabanda dhe abuzimet ishin me biliona dollarё nё vendin tim. Tani, e vёrteta ёshtё njё realitet krejtësisht i kundёrt. Shqipëria ka barrën fiskale mё tё ulёt nё Evropë, me 10% taksё tё sheshtë, 15% kontribuim pёr sigurimet shoqёrore, 1.5% taksa e biznesit tё vogёl. Dhe tё ardhurat u rritёn çdo vit nё 22%. Qё do tё thotё se nё tre vjet nё morёm 3.2 bilionë dollarё amerikanë mё shumё se qeveria e mëparshme kishtё me njё nivel dy herё mё tё madh tё taksave. Vendi im po vuante shumё pёr investime tё huaja. Dhjetorin dhe janarin e kaluar ne nënshkruam mё shumë se 3.5 bilionë euro, kontrata në partneritetet publike-private dhe investime tё tjera. Vendi im po modernizon infrastrukturën. Nё tre ose katёr vjet, Shqipëria do tё kёtё totalisht rrugё dhe infrastrukturë tё re. Ne po shkojmё drejt zgjedhjeve tё reja. Qёllimi im madhor janё zgjedhje tё lira dhe tё drejta. Dhe respektimi i çdo verdikti tё vendit tim, kam shumё besim se ata do tё votojnё pёr tё ardhmen, ata do tё votojnё pёr projektin qё do tё kthehet nё realitet.
Siç thatё, ju jeni nё NATO, gjё qё pёrbёn njё hap tё rëndësishëm. Kur shpresoni tё jeni nё BE? A keni ndonjë kalendar për atë?
Kalendari im ёshtё i mëposhtmi: puna e madhe pёr tё përmbushur kriteret, standardet, normat. Pёr sa i përket datës, jam thellësisht i bindur qё kurrë nuk do tё ndodh aq shpejt sa do tё dëshiroja unё, por do tё ndodh më shpejt se e kam parashikuar unë.
Atëherë ju do të jeni ulur në tavolinën e BE-së po ashtu...
Po, vendi im do tё ulet dhe sigurisht unë do tё bёj mё tё mirёn pёr t’u ulur atje.
Epo, atëherë do tё jetё njё tjetёr ditё krenare për Shqipërinë...
Po, do tё jetё njё tjetёr projekt i kthyer nё realitet.