E Diel, 1 Nëntor 2026

Strehimi, qeveria, kredi me 0 interes për 1200 familje



Brenda vitit 2010 pritet të mbyllet një pjesë e projektit të Ministrisë së Punëve Publike, i cili do të bëjë të mundur të strehojë 1200 familje në nevojë. Drejtorja e Strehimit në MPPTT, Doris Andoni, tha dje se projekti është i shtrirë në 8 bashki të vendit dhe do të krijojë mundësi për familjet në nevojë të sigurojnë një banesë. Projekti është shtrirë në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Peshkopia, Berati, Fieri e Kavaja, ku do të ndërtohen edhe banesat sociale. Ndërtimi i banesave do të bëhet nga kredia prej rreth 25 milionë eurosh që është marrë nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, e cila do t’u jepet bashkive.

Nga ky projekt pritet që të përfitojnë dy kategori kryesore në nevojë. Familjet që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve si dhe familjet më në nevojë. Drejtorja Andoni tha dje se deri tani janë evidentuar rreth 800 familje më në nevojë që do të përfitojnë me siguri nga ky projekt. Njëkohësisht, brenda këtyre dy kushteve, pra që jeton në një shtëpi të ish-pronarëve ose je i pastrehë dhe me të ardhura të ulëta, llogariten si përparësi edhe familjet që në përbërjen e tyre kanë persona me aftësi të kufizuara, persona që kanë statusin e jetimit, gra të divorcuara që kanë në ngarkim fëmijë, të moshuar pa përkrahje si dhe çifte të reja deri në moshën totale 55 vjeç. Një familje që plotëson kriterin që është e pastrehë, me të ardhura të pakta, por që në familje kanë persona në nevojë, do të jetë më parësore në marrjen e një banese sociale.

Familjet që do të përfitojnë banesë, do të kenë mundësi që të marrin një kredi me interes zero ose do të paguajnë një qira sociale minimale.

Masa e qerasë

Qiraja sociale llogaritet në bazë të kostos së ndërtimit, ku qiraja vjetore është sa 4 për qind e kostos së ndërtimit të një banese, por familja për pagesën e kësaj qiraje nuk duhet të shpenzojë më shumë se 25 për qind e të ardhurave. Pra, një familje deklaron të ardhurat e saj, në bazë të tyre përcaktohet që duhet të paguajë jo më shumë se 25 për qind të të ardhurave si qira dhe jo më shumë se 4 për qind e kostos së ndërtimit. Aktualisht, disa nga bashkitë duhet të zhvillojnë tenderin për ndërtimin e pallateve. Bashkitë do të jenë përgjegjëse për këtë projekt dhe do të bëjnë identifikimin e zonës ku do të ndërtohet, studimin, procedurën e ndërtimi.

Kushtet e kredisë

Shumë familje të pastreha, të cilat paraprakisht klasifikohen për t'u trajtuar me banesa me kosto të ulët, të cilat në çastin e paraqitjes së kërkesës pranë zyrës përkatëse të bashkisë nuk kanë në pronësi një banesë, si dhe familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, kanë mundësi strehimi duke paguar jo më shumë se 25-30 për qind të të ardhurave të tyre në muaj kredi. Familja që ka përfituar banesë me kosto të ulët, nuk mund t'i kalojë të drejtat që ajo ka mbi këtë banesë te një person tjetër apo ta lëshojë atë me qira gjatë periudhës së shlyerjes së kredisë. Në rast se një familje prej katër personash, me të ardhura prej 14 mijë lekësh për frymë, merr një sipërfaqe rreth 80 m2 me një vlerë prej afro 4 milionë lekësh. Në bazë të kësaj skeme ajo duhet të paguajë rreth 20 mijë lekë në muaj kredi. Duke marrë si kusht minimal që një familje me 4 persona t’i ngelen për shpenzime pas pagesës së kredisë rreth 40 mijë lekë, në këtë skemë futen ato familje të cilat kanë të ardhura mujore deri në 56 mijë lekë në muaj.

Kushtet financiare për pagesën e kredisë

Kufiri i të ardhurave

1-Kufijtë minimalë dhe maksimalë të të ardhurave të familjeve, që përfitojnë banesa me kosto të ulët, sipas strukturës së familjes, përcaktohen nga këshilli bashkiak.

2-Për përcaktimin e këtyre kufijve këshillat bashkiakë bazohen:

a) në vlerën e banesës së ndërtuar ose të blerë në treg

b) në aftësinë paguese të familjes, nivel i pranueshëm i së cilës merret pagesa e kësteve mujore të kredisë, e cila nuk duhet t’i kalojë 25-30 për qind të të ardhurave të familjes

c) në të ardhurat e familjes, të cilat, pas pagesës së kësteve të kredisë, nuk duhet të bien më poshtë se niveli i plotë i ndihmës ekonomike të miratuar nga Këshilli i Ministrave

d) në total do të llogariten rreth 300 këste mujore

e) interesi vjetor për kredinë nuk do të jetë më i madh se 2 për qind

Projekti, qindra banesa sociale edhe nga Enti i Banesave

Enti Kombëtar i Banesave ka zhvilluar një projekt për ndërtimin e rreth 750 banesave sociale në 5 bashki të vendit, një pjesë e të cilave është dorëzuar. Këto banesa do të shiten për familjet më në nevojë me kosto të ulët, të cilat do të kenë mundësi për kreditim me 0 interes. Tirana do të ketë 220 apartamente, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Kavajës dhe Korçës. Drejtori i Entit, Ilir Proko, ka bërë me dije se Enti do të vijojë punën për ndërtimin e banesave të tjera sociale. Qeveria ka miratuar një vendim, që të pastrehët mund të blejnë, me ndërhyrjen e shtetit, banesa me koston e ndërtimit. Sipas vendimit, të pastrehët që janë të regjistruar si të tillë në organet e pushtetit lokal, mund të përfitojnë shtëpi sa kostoja e ndërtimit dhe pjesën tjetër e subvencionon shteti. Kështu, çdo i pastrehë që ka pak mundësi financiare, mund të blejë shtëpi. Blerja e një banese mund të bëhet edhe me kredi ose me këste. Qeveria ka përcaktuar se blerja e banesave me kosto të ulët në treg do të bëhet në bazë të çmimit kufi, të përcaktuar si mesatare e çmimit, me të cilin janë shitur banesat në tregun e lirë. Banesat me kosto të ulët, si rregull, blihen në qytete ku çmimi і shitblerjes së tyre në treg është më і ulët ose і barabartë me koston e ndërtimit të banesave nga shteti.

Të pastrehët mund të blejnë banesa sa kostoja e ndërtimit

Familjet e pastreha që kanë mundësi financiare, mund të blejnë banesa me koston e ndërtimit. Qeveria ka miratuar një vendim një vit më parë, që të pastrehët mund të blejnë, me ndërhyrjen e shtetit, banesa me koston e ndërtimit. Sipas vendimit, të pastrehët që janë të regjistruar si të tillë në organet e pushtetit lokal, mund të përfitojnë shtëpi sa kostoja e ndërtimit dhe pjesën tjetër e subvencionon shteti. Kështu, çdo i pastrehë që ka pak mundësi financiare, mund të blejë shtëpi. Blerja e një banese mund të bëhet edhe me kredi ose me këste. Qeveria ka përcaktuar se blerja e banesave me kosto të ulët në treg do të bëhet në bazë të çmimit kufi, të përcaktuar si mesatare e çmimit, me të cilin janë shitur banesat në tregun e lirë. Banesat me kosto të ulët, si rregull, blihen në qytete ku çmimi і shitblerjes së tyre në treg është më і ulët ose і barabartë me koston e ndërtimit të banesave nga shteti. Në qytete të tjera, banesa me kosto të ulët mund të blihet për zgjidhjen e rasteve emergjente të strehimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›