E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset gruaja duke prerë dru

• SARANDË - Një 34-vjeçare është plagosur me armë zjarri pasditen e së premtes në fshatin Qeparo të Sarandës.Anila Kapetani ka qenë duke prerë dushk në mal në kohën që është qëlluar nga plumbi i një armë zjarri. Menjëherë ajo është dërguar në spitalin civil të qytetit të Sarandës në gjendje tepër kritike, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas mjekëve, gruaja kishte marrë plagë nga një plumb i dalë nga një armë zjarri, në pjesën e poshtme të legenit. Pasi janë lajmëruar për ngjarjen, një grup hetimor i Komisariatit të Policisë Vlorë, është nisur drejt vendngjarjes për sqarimin e rrethanave të saj, mbledhjen e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës. Ndërkohë, nuk bëhen të ditura motivet e ngjarjes, si edhe lloji i armës më të cilën është qëlluar ajo. sh.d.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›