E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alesandro Nesta i rikthehet stërvitjes me Milanin

Milano - Alesandro Nesta i është rikthyer stërvitjeve me skuadrën e Milanit pas më shumë se një viti. Lajmi bëhet i ditur nga “Milan Channel”, ku thuhet se mbrojtësi do të vazhdojë përgatitjet për të qenë i gatshëm për fillimin e sezonit të ardhshëm.

Futbollisti italian pësoi një dëmtim në fund të sezonit të kaluar, duke iu nënshtruar një operacioni të vështirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej më shumë se një viti ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje me fanellën e skuadrës së tij.

Kohët e fundit mediat kanë deklaruar se Nesta do të jetë njëri prej futbollistëve të shumtë nga skuadra e Milanit që do të largohen nga futbolli i luajtur këtë fund sezoni. Por, rikthimi i Nestës në stërvitje jep mesazhe të qarta se karriera e njërit prej mbrojtësve më të njohur të futbollit italian nuk ka përfunduar ende.

I sigurte për këtë fund sezoni është largimi i legjendës Paolo Maldini, dhe Xhuzepe Favalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›