Kabul, vriten dy ushtarë amerikanë
Kabul - Shpërthimi i një bombe në Kabul shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve amerikanë. Ngjarja ndodhi gjatë kalimit të një karvani me trupa të huaj në kryeqytetin afgan. Sipas deklaratave të para për agjencitë ndërkombëtare, shpërthimi ndodhi në një rrugë që të çon drejt bazës ajrore amerikanë të Bagramit.
Afganistani kohët e fundit është duke u përballur me një rritje të dhunës, pavarësisht pranisë së trupave të huaja në këtë vend. Një nga mënyrat e talebanëve për të larguar të huajt është sulmi me bomba nëpër rrugë.