E Diel, 1 Nëntor 2026

Alesio Seko në "Calciopoli 2"

Drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, është një nga të hetuarit në procesin "Calcipoli 2". Bashkë me ish-zv.presidentin e bardhezinjve, Roberto Betega, akuzohet nga prokurori Stefano Palaci, se ka thyer rregullat, duke filluar bisedimet për blerjen e Krishitos me presidentin e Xhenoas, Enriko Preciozi, i cili ishte i dënuar në atë periudhë. Njëkohësisht, mes të akuzuarve janë edhe presidenti i Livornos, Spineli, dhe drejtori sportiv i Palermos, Foski, të cilët kanë mbajtur kontakte me Luçiano Moxhin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›