Raul mbetet jashtë Euro 2008
Raul Gonzalez nuk do të marrë pjesë në fazën finale të Euro 2008, pasi trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Arragones, e ka lënë jashtë listës së madhe me 31 lojtarë. Nga të gjithë këta emra, në muajin maj, tekniku do të zgjedhë skuadrën me të cilën do të marrë pjesë në Austri dhe Zvicër. Raul nuk luan me përfaqësuesen që prej shtatorit 2006. Në listë janë përfshirë Bojan Krkiç (Barça), Andres Palop (Sevilja) dhe dyshja e Gedafes, Ruben De la Red e Pablo Hernandez.