Surpriza Getafe, humbësja që duartrokitet nga Bajern
Klubi modest i kampionatit spanjoll, Getafe, u vlerësua me superlativa nga të gjithë, ndonëse Bajerni i Mynihut e eliminoi në çerekfinalet e Kupës UEFA. Ndeshja e kthimit mes skuadrave përfundoi me rezultatin 3-3 pas kohëve shtesë, me bavarezët që kaluan turin vetëm falë rregullit të golave të shënuar në fushën kundërshtare. "Pavarësisht asaj që ndodhi, ju të gjithë jeni heronj", ishte titulli i gazetës "Marca", ndërsa "El Pais", kujton golin e pësuar në minutën e fundit shtesë: "Getafe ka përjetuar humbjen më dëshpëruese". Gazeta sportive "As", i ka thurur lavde skuadrës që luajti si e barabartë me bavarezët, ndonëse në inferioritet numerik që në minutat e para të takimit. "Ishte një ndeshje e paharrueshme, e cila po shkonte drejt një arritjeje të paprecedent në futbollin spanjoll, por që u mbyll me lot".
Por urimet për lojën e Getafes nuk kanë ardhur vetëm nga mediat, por edhe nga personat që kanë ndjekur këtë ndeshje, ashtu si kundërshtarët. Mbreti i Spanjës ishte në shkallët e stadiumit dhe presidenti i Getafes, Angel Torres, deklaroi si ai kishte mbetur i mahnitur nga loja e kësaj skuadre. "Madhëria e Tij më kërkoi që t‘i çoja urimet më të mira trajnerit Majkëll Laudrup dhe lojtarëve, si dhe t‘i përgëzoja për përpjekjet e tyre në fushë. Mendoj se e gjithë Spanja ishte me ne, ndaj duhet të jemi krenarë", u shpreh ai. Getafe po kalon sezonin e saj të katërt në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa u kualifikuan në Kupën UEFA, pasi u mundën në finalen e Kupës së Mbretit nga Sevilja e kualifikuar në Ligën e Kampioneve. Ata mundën Totenhemin, Anderlehtin dhe Benfikën, para se të eliminoheshin nga Bajerni në një natë dramatike. "Nuk kam përjetuar asnjëherë një gjë të tillë. Getafe luftoi si e çmendur gjatë 120 minutave dhe në këto rrethana është shumë e vështirë të luash mirë. Jemi të kënaqur që u kualifikuam, por ndjejmë keqardhje për kundërshtarët tanë", deklaroi portieri i Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn, pas përfundimit të takimit. Edhe trajneri i bavarezëve, Otmar Hitzfeld, ka pranuar se ekipi spanjoll e meritonte më shumë fitoren në këtë sfidë. "Dua t‘i shpreh urimet e mia Getafes dhe trajnerit Laudrup, pasi zhvilluan një ndeshje të madhe dhe për pak na poshtëruan. Ata e meritonin fitoren. I uroj më të mirat për vazhdimin e sezonit, sidomos në javën tjetër. Ata duhet ta dinë se ne do të bëjmë tifo për ta në finalen e Kupës së Mbretit", u shpreh trajneri i Bajernit të Mynihut.