E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojtari i Vitit, Ronaldo pranë trofeut në Angli

Kristiano Ronaldo duket se do të fitojë për të dytin vit radhazi trofeun "Lojtari më i Mirë i Vitit në Angli", pasi është përfshirë në listën e 6 kandidaturave kryesore. Ylli i Mançester Junajtid ka kaluar një sezon të shkëlqyer dhe ashtu si në vitin tjetër është përfshirë edhe në kategorinë e "Lojtarëve të Rinj" nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë. Në listën kryesore figurojnë dy futbollistët e Arsenalit, Çesk Fabregas dhe Emanuel Adebajor, ashtu si dy futbollistët e Liverpulit, Fernando Torres dhe Stiven Xherard. Kandidatura e gjashtë është ajo e portierit të Portsmuthit, Deivid Xhejms, por ky i fundit nuk llogaritet si pretendent. Kristiano Ronaldo, Torres dhe Fabregas janë edhe në listën e futbollistëve të rinj, përkrah Gabriel Agbonlahor dhe Eshli Jang të Aston Vilës, si dhe mbrojtësi i Mançester Sitit, Mikah Riçards. Në sezonin e kaluar, Kristiano Ronaldo i fitoi të dy trofetë, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit. Në sezonin aktual, ai ka dhuruar një paraqitje edhe më të mirë, ndaj duket e vështirë që ndonjë nga futbollistët e tjerë t‘i rrëmbejë atij këto trofe. Portugezi shihet nga të gjithë si pretendenti kryesor për të fituar "Topin e Artë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›