Interi mban Ranierin

Drejtori teknik i Interit, Ernesto Paolillo ka insistuar se klubi do të vazhdojë me trajnerin Claudio Ranieri, duke mohuar spekulimet rreth një rikthimi të mundshëm të Jose Mourinhos në krye të skuadrës nga Giuseppe Meazza.
“Ranieri është duke dëshmuar se është trajner i madh dhe për këtë arsye do të mbetet në Inter. Mourinho? Absolutisht, jo. Gjatë kësaj periudhe dhe këtij cikli Ranieri është ai që do të drejtojë skuadrën”, deklaroi Paolillo për Radio Crc.