E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare, 13 muaj pa gol në Serie A

Igli Tares më shpesh i bie që ta festojë ditlindjen sesa shënimin e një goli në Serie A. Sulmuesi shqiptar i Lazios që në sezonin e kaluar nga "fare pak i aktivizuar" këtë sezon është bërë një futbollist që nuk aktivizohet fare me skuadrën e tij, për shkak të problemeve me trajnerin Delio Rosi, me siguri nuk e mban mend saktë se sa kohë ka që nuk ka shënuar në një ndeshje zyrtare të kampionatit italian. Dhe për të gjetur golin fundit të bjondit që ka një përvojë gati shtatë vjecare në Serie A duhet të kthehemi në janarin e vitit të kaluar. Pikërisht më 8 janar të vitit 2006, Igli Tare, kishte realizuar golin e tij të fundit në Serie A në portën e Ascolit. Në fakt kishte qenë një gol kryevepër pasi ishte i vetmi që kapiteni i kombëtares shqiptare e kishte realizuar me një "roveshatë", por që për fatin e tij të keq nuk është përcjellë nga të tjerë.
Prej asaj kohe shqiptari është aktivizuar fare pak dhe në 562 minuta lojë sa ka zhvilluar nuk ka arritur që të gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës. Sigurisht prej tij nuk mund të kërkohen gola kur është në tribunë, por të paktën skuadrat një transferim te ndonjë skuadër tjetër (dhe ofertat nuk kanë munguar, Palermo, Torino, Atalanta) do ta shpëtonte kapitenin e kombëtares shqiptare që të mos thellojë këtë rekord turpërues.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›