Alfred Dade tregon njeriun
16/05/2005 Ditën e martë në datën 17 maj në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë një tjetër artist, i cili ështëme larguar prej vitesh nga atdheu do të prezantojë pikturat e tij në sallën nr. 2 të Galersië ekspozitën e tij "Ecco Hommo" (Ja njeriu). Një ekspozitë që sipas kuratorit Gëzim Panariti sjell një realitet nën një koncpetim të ri. Dade është pritur mjaft ngrohtë nga kritika gjermane, ku një prej tyre Lupertz është shprehur se në krijimet e Dades sheh "një trishtim të pafund, një keqardhje të pafundme, por edhe një dëshirë të pafundme, për të bërë art, për të ikur larg rregulloreve, për të ikur larg atdheut, së kaluarës, prej hipotezës së vetkuptueshme për t'u larguar. Vetëm shqiptaret pikturojnë kështu". Ndërsa duke iu referuar tematikës në tërësinë e saj, por edhe të ardhmes së tij ai komenton se "vendi ka probleme, kërkon të lidhet me modernen, me kohën, ëndërron ose e di, që ndryshimi nuk është më aq i madh, nëse ajo është autentike... Zvarritet modernia rreth nënës tij, që qan, e sjell atë me forcë në art dhe e merr vuajtjen si stil, si abstraksion, mundësia e vetme të mposhte Aktualitetin me anë të pikturës dhe, duke mos pritur historinë dhe kohën, me metodën klasike që nuk është e gabuar. Janë pikturat e Alfredit një ngjitje në një shpat të thepisur, ndërmjet protestes dhe qarjes, ndërmjet pikturës dhe dëshirës për të treguar, dhe keshtu ndez ai diskutimin , konfliktin, që mundohet ta mbyse me ngjyrë. Alfredi shqiptarizon mjedisin tonë dhe i transporton këto rezultate, larg mbi qerret dhe kurrizet e kërrusura mbi urërat dhe postblloqet dhe ndërmjet bunkerve të habitur, në një Olimp, që vetem ai e njeh, për të cilin vete ai e di..., armët e Alfredit janë dituria dhe veçantia".
Pas përfundimit të liceut artistik "Jordan Misja", në Tiranë në vitin '83 Alfred Dade do të mundëte të përfundonte studimet e larta në "Academia di Belle Arti" në Romë me Prof. Marchese, në vitin 1999. Më pas ai do të vazhdonte të studionte në "Kunstakademie Düsseldorf" me Prof. Markus Lüpertz, për t'u diplomuar në Akademinë e Arteve në Duseldorf me titull Mjeshtër Shkolle. Nga ai vit ai është artist i lirë me studio në kështjellën "Styrum Mülheim". Në veprimtarinë e tij artistike Dade numuron pjesëmarrjne në dhjetra ekspozita personale e kolektive nga Roma në Duseldorf apo edhe në vende të tjera, duke fituar me disa çmime ndërkombëtare.