"Si e mposhta Musolinin"
16/05/2005 Çdo popull ndërton vetë fatin e tij
Duke thyer shumë tabu paralelisht, drama "Si e mposhta Musolinin", befasoi spektatorët që ndoqën ditën e shtunë premierën e saj, në Teatrin Kombëtar. Një dramë e shkruar dhe e vënë në skenë nga vetë autori i saj Haqif Mulliqi, por që prezantoi aktorin Roland Trebicka në një rol dramatik, loja e të cilit konfirmoi aspektin shumplanësh artistik dhe talentin e tij të padiskutueshëm
"Unë isha i urritur, dëshiroja një copë bukë, bukë, bukë...". Eshtë ky refreni i Bardh Bregut (Roland Trebicka) nga "Kasabaja", kjo është edhe fatkeqësia e dytë që i ka shoqëruar shqiptarët, pas mungesës së lirisë... Refreni i Bardh Bregut të kujton legjendën e "Mjerimit", të vuajtjes dhe të urisë... Një epope e Kosovës martire, që fillon pas pushtimit të Italisë fashiste, kur disa ranë pre e propagandës së "Shqipërisë së madhe", pasi besuan vërtet, e shumë të tjerë, si zakonisht, për të përfituar "pak" pushtet. E kështu, për një copë bukë Bardhi do të bashkëpunonte me italianët dhe do të "lidhte" kontratë me vetë "Musalinin". Një përshkrim realist, pa tabu e me doza të larta autosarkazme, për përgjegjësitë që mbajnë vetë shqiptarët për fatin e tyre (pak rëndësi ka se ngjarjet zhvillohen në Kosovë, pasi shëmëkush ndesh edhe mjaft Shqipëri) të befason në dramën "Si e mposhta Musolinin" e dramaturgut kosovar Haqif Mulliqi. Kaq thellë shkon sarkazma sa personazhi kryesor, Bardh Bregu (Roland Trebicka) beson se e mposhti Musolinin me mallkimet e tij. E ndoshta, është pikërisht ky moment që jo vetëm i ka dhënë titullin veprës së shkruar nga Mulliqi, por që përbën edhe mesazhin qendror të veprës, e thënë më shqip, "liria nuk dhurohet, por fitohet". Vetë koha kur është shkruar vepra (fundi i viteve '80), por edhe sikundër rrodhën ngjarjet, tregoi se ndoshta këtë sentencë nuk duhet ta harrojmë kurrë, sado që të shkojnë motet. E ndërtuar në një retrospktivë të ndërgjegjes së Bregut, vepra të rëndon thellë në shpirt me realizmin e saj, ku momentet e humorit të zi, nuk bëjnë gjë tjetër veçse të provokojnë të qeshura me ato fakte të hidhura, për të cilat duhet të qajmë..., apo edhe të ndjejmë turp... Naiviteti që karakterizon personazhin kryesor, i cili kërkon një copë bukë, nuk pengon aspak bashkatdhetarët e tij të bashkëpunojnë më nazi-fashistët për "lirinë" dhe për të shpëtuar nga "shkjetë". Sarkazma është kaq e lartë sa kur Italia kapitullon, kapiteni (Agim Qirajqi) dhe rreshteri (Fadil Kujovska), pyetjes së Bregut çdo të bëhet me Kosovën, i përgjigjen "secili të shpëtojë b... e vet". Drama është shumëdimensionalëshe dhe trajton me mjaft inteligjencë, marrëdhëniet familjare, ato babë e bir (ky Bregu nuk ka forcën dhe kurajon të shpëtojë të birin nga vdekja), përplasjet ideologjike dhe shpresat e ushqyera të komunizmi apo edhe realitetin e hidhur që pasoi në Kosovë, pas përfundimit të luftës, ku shqiptarët u dëbuan sërish drejt Anadolli të largët. Portretet e "pernadorëve" i linin radhën njëri-tjetrit, por shpura e të shiturve mbetej po ajo, ajo e idealistëve po ajo, duke të bindur se, ndoshta, armiku më i madh i shqiptarve kanë qenë vetë shqiptarët. E sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar nga vetë dramaturgu Mulliqi, vepra theu edhe një tabu skenike, si shumë të tjera që thyen në vetvete, solli para publikut shqiptar Roland Trebickën (Bardh Bregu), pas gati 30 vitesh karrierë në një rol dramatik. Një intuitë e pagabuar e Mulliqit regjisor, besimi i të cilit u justifikua me interpretimin e shkëlqyer të Trebickës. Duke ndërthurur mjeshtërisht elementeët e komikë dhe ata tragjikë, Trebicka prezantoi një perzonazh, në parametra të tillë, ku publiku as mund të ndjente keqardhje për fatin e tij, por as ta urrente, duke vërtetuar kështu më së miri aspektin shumplanësh interpretativ, ashtu sikundër e kishte pohuar me shumë ngulm vetë Mulliqi, në një intervistë dhënë pak ditë më parë në "Metropol". Pavarësisht se vepra përqendrohet në dy personazhe kryesorë të interpretuar nga Roland Trebicka (Bardh Bregu) dhe Agim Qirajqi (kapiteni) impresionues si gjithmonë me karakteret e tij, apo edhe Fadil Kujovska (rreshteri), kasti i aktorve kishte një përbërje të parametrave shumë të lartë, duke krijuar një ansambël perfekt, pasi çdo rol arrinte në përmasat e një roli karakteri. Margarita Xhepa interpreton gruan e Bregut, nënën, bashkëshorten, që përcolli natyrshëm mesazhin e shenjtërisë së familjes, Fatos Sela atë të babait të Bregut, duke mishëruar në personazhin e tij eksperiencën dhe urtësinë popullore, ndërsa Hervin Çuli atë të djalit të tij, njëkohësisht të përfshirë në lëvizjen komuniste të kohës me idealin e barazisë dhe internacionalizmit. Por edhe aktorët e tjerë, si Ahmet Basha, Pirro Malaveci, Valbona Imami, Vangjel Shundi, Vangjel Toçi etj., krijuan atmosferën e duhur që ingranazhet e interpertimit të lëviznin në harmoni të plotë. Ky mekanizëm që lëvizte në harmoni të plotë, i dedikohej edhe regjisë së shkëlqyer të Mulliqit që befasoi publikun me konceptin e saj tepër modern. Një komunikim i drejtpërdrejtë me publikun, me një skenë që hynte "thellë" në rradhët e para të sallës, por edhe ku aktorët lëvizin nga salla në skenë e anasjelltas, duke e infiltruar shfaqjen midis tyre. E ndërsa salla mbushej, spektatorët shikonin me habi një trup të shtrirë dhe të zbathuar, për të kuptuar në minutat e para të shfaqjes se kanë të bëjnë me një kufomë. Një skenografi tepër funksionale, tepër e thjeshtë, e cila nën efektin e prozhektorëve ndriçues merrte përmasa të plota, në kuadrin e ndërtimit të çdo skene. E kuruar në çdo hollësi, regjia e Mulliqit nuk kishte neglizhuar asapk as kolonën zanore, por as disa elementë filmikë që lidheshin mësë miri dhe organikisht, me tërësinë e konceptit të tij regjisorial.