“ZONJA” PRET KUROREZIMIN
16/05/2005 Juventusi ka fituar pa asnjë problem me Parmën dhe pas barazimit të Milanit në Leçe, prek titullin kampion
Juventusi ka mundur 2 : 0 Parmën me gola të del Pieros e Ibrahimoviçit dhe e ka rritur në 5 pikë avantazhin me Milanin, që ka barazuar në Leçe. Ndryshe nga sa shpresonin kuqezinjtë, Juventusi nuk ka hasur asnjë vështirësi ndaj Parmës, duke hedhur një hap gjigant drejt titullit numër 28 në historinë e tij. Një ndeshje pas asnjë histori, pak a shumë si ajo e e Milanit me Parmën disa javë më parë. Ndonëse është fund sezoni, Juventusi paraqitet shumë i freskët në fushë dhe e nis me shpejtësi “skëterre” takimin, duke mos i lënë kohë Parmës as për ta kuptuar që ndeshja ka filluar. Publiku i rasteve të mëdha, që ka mbushur stadiumin “Dele Alpi” edhe në sajë të çmimit prej një euroje të biletave për gratë dhe fëmijët, i jep një marsh më shumë skuadrës bardhezi. Fitorja e një jave më parë ndaj Milanit, ka transformuar plotësisht lojtarët e Fabio Kapelos, i cili hedh në sulm dyshen sulmuese Del Piero e Ibrahimoviç, me Trezege që ulet në stol, ndërsa në mesfushë është i gatshëm Kamoranezi, i cili ishte në dyshim deri në minutën e fundit. Bardhezinjtë luajnë shumë lirshëm dhe këtë gjë e vë re edhe portieri mik Frei, i cili e kupton se do të jetë një pasdite e vështirë për të. Ashtu ka qenë për të paktën 45 minuta, sepse vetëm kaq i ka mjaftuar Juventusit për të mbyllur takimin dhe për ta spostuar vëmendjen tjetërkund, në stadiumin “Via Del’ Mare” ku pritej ndonjë dhuratë nga Leçja. Që në 10 minutat e para regjistrohen 5 raste të pastra për Juventusin, prej të cilave njëri konkretizohet. Pas krosit perfekt të kamoranezit, është Del Piero që shënon, ndërkohë që kanë kaluar vetëm 7 minuta nga fillimi i takimit. Goli i dytë vjen në minutën e 23 -të, nga një aksion fotokopje e golit të parë: përsëri Kamoranezi dhe këtë radhë shënon partneri i del Pieros, i rikthyeri Ibrahimoviç, që e feston në mënyrën më të mirë të mundshme përfundimin e skualifikimit. Mjafton kaq, sepse Parma është e pafuqishme dhe Juventusi nuk dëshiron ta teprojë, megjithëse rastet për gol nuk mungojnë. Në pjesën e dytë, “Dele Alpi” bie në qetësi, jo vetëm për shkak të lojës pothuajse miqësore, por edhe sepse vëmendja ishte përqendruar në Leçe. Lajmi i barazimit të Leçes ka kompletuar festën dhe tashmë bardhezinjtë janë në pritje të sigurisë matematikore, pasi titulli është i siguruar tashmë.