“Alfred Dhuli mbushi hekurudhën me të korruptuar”

23/04/2005 Kryetari i sindikatës denoncon dhe paralajmëron grevë më 5 maj
DURRES – Sindikalistët e punonjës të hekurudhave paralajmërojnë grevë më datën 5 maj, ndërsa në mënyrë të përsëritur, ata kanë akuzuar drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për veprime financiare të jashtëligjshme si dhe thithjen në administratë të personave të korruptuar. Është Osman Meta, kreu i kësaj sindikate, i cili e bënë denoncimin publik, pas një peticioni që sindikata i ka drejtuar ministrit Spartak Poçi, Këshillit Mbikëqyrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave.
Akuzat
Sipas Metës, mësohet se sindikalistët kanë paralajmëruar për nisjen e një greve pa afat më 5 maj 2005, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh.
Duke folur për akuza e emra konkretë, kryesindikalisti Osman Meta akuzat të drejtpërdrejta ia adreson drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhës, Alfred Dhuli, për përfshirje në korrupsion.
Sipas Metës, mësohet se Dhuli “ka ardhur në krye të këtij institucioni tre muaj më parë, dhe është shkaktari i mbushjes së administratës me administratorë të përfolur për veprime të kundërligjshme. Drejtori Dhuli ka marrë në punë persona të denoncuar në drejtësi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vjedhje, ndërkohë që krahas ngritjes fiktive të pagës për punonjësit e administratës, në drejtori ka shumë punonjës të futur jashtë organikës”.
Një tjetër akuzë e drejtpërdrejtë e bërë nga Meta ka qenë edhe prerja e vagonëve në Elbasan pa tender.
“Para vitit ’90, hekurudha ka pasur 2400 vagonë, kurse aktualisht kanë mbetur vetëm 800 të tillë”, denoncon Meta.
Ndërkohë, sindikalistët bëjnë të ditur se shumë prej vagonëve, përfundojnë për skrap, duke i sjellë Dhulit fitime të jashtëligjshme.
Kërkesat
Sindikata, në peticionin drejtuar ministrit Poçi, ka kërkuar rritjen në 50 për qind të pagës, përmirësimin e kushteve të
punës, ndalimin e largimit nga puna të punonjësve pa miratimin e sindikatës, zbatimin e kontratës së punës dhe transparencë për shpenzimet dhe përdorimin e fondeve të institucionit. Për të gjitha këto kërkesa, sindikalistët janë shprehur të vendosur t’i fusin në rrugën e zgjidhjes.
“Nëse ministria dhe drejtoria nuk do të marrë në konsideratë kërkesat tona, ka thënë kryetari i sindikatës, Osman Meta, në fillim të muajit maj të gjithë punonjësit do të paralizojnë
shërbimin në udhën e hekurt”.
Aktualisht, hekurudha ka gjithsej 2247 punonjës, duke përfshirë edhe administratën, ndërsa 2015 prej tyre janë anëtarë të
sindikatës. Numri i madh i të anëtarësuarve ka shtyrë drejtuesit e sindikatës të besojnë në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
2247 punonjës
hekurudha
2015 sindikalistë
hekurudha
Kërkesat
Rritje e pagës 50 për qind
Përmirësimin e kushteve të punës
Ndalimin e largimit nga puna të punonjësve pa miratimin e sindikatës
Zbatimin e kontratës së punës
Transparencë për shpenzimet dhe përdorimin e fondeve
Sindikatat akuza edhe në prezencë të ministrit Spartak Poçi
“Këshilli Mbikëqyrës abuzon me pasuritë”
DURRËS – Me akuzat dhe kërkesat e sindikalistëve, ministri i Transporteve është njohur drejtpërdrejt disa ditë më parë. Jo vetëm kaq, por këto akuza e denoncime janë adresuar edhe ndaj vartësve të ministrit.
Sindikalistët e transportit hekurudhor akuzat e tyre fillimisht i bënë prezente në konferencën e dytë të tyre, dy javë më parë, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi.
Në këtë konferencë, sindikalistët fajësuan e denoncuan drejtorin e Drejtorisë së Transportit Hekurudhor pranë kësaj ministrie, Qemal Sina.
Sindikalistët, të cilët kanë vite që kërkojnë administrimin e disa pronave të hekurudhës, bënë të ditur se Këshilli Mbikëqyrës ka vjelë miliona lekë nga qiratë e godinave dhe mjediseve. Por, ata theksuan se qiratë, që u janë vënë pronarëve, kanë ndjekur rrugën e pazarllëqeve, duke përfunduar në xhepat e Sinës dhe të anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikëqyrës të hekurudhës.