Rrëshqet dheu, bllokohet për dy orë qarkullimi
23/04/2005 Në aksin rrugor Elbasan-Peqin
PEQIN - Një masë e madhe dheu dhe gurësh ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor nacional Elbasan-Peqin për disa orë. Mësohet se rreth orës 08.00 të mëngjesit, të ditës së djeshme, dheu ka rrëshqitur, duke bllokuar për një kohë të gjatë rrugën e sapondërtuar. Lagështira e madhe dhe mungesa e murit mbrojtës ka sjellë vështirësimin e kalimit të automjeteve dhe më pas me rënien e vazhdueshme të gurëve dhe dheut është bllokuar totalisht qarkullimi. Bllokimi i kësaj rruge ka shkaktuar mjaft probleme për automjetet e transportit të mallrave dhe të udhëtarëve, të cilët kanë qëndruar me orë të tëra në pritje të pastrimit të dherave të rëna. Kjo situatë ka vazhduar për më shumë se dy orë, derisa një automjet i firmës sipërmarrëse ka mundësuar largimin e dheut, duke bërë të kalueshëm më pas këtë aks rrugor nacional mjaft të rëndësishëm.
Sipas banorëve, një pjesë e mirë e skarpateve, ku është ndërtuar ky aks rrugor, janë të rrëshqitëshme dhe shfaqin probleme sa herë që bie shi. Rrjetat mbrojtëse në shumicën e gjatësisë së superstradës mungojnë, ndërsa në vendet ku edhe është menduar vendosja e tyre, përballimi i rrëshqitjeve është mjaft i vështirë.
Drejtuesit e mjeteve fajësojnë firmën ndërtuese për mossigurimin edhe nga rrëshqitjet e dherave të rrugës.
Gjithashtu rrështqitje të gurëve dhe dherave janë regjistruar edhe në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në afërsi të malit të Murrashit dhe në atë Elbasan-Tiranë, ku gurë të shumtë kanë rënë, duke vështirësuar qarkullimin e duke u kthyer edhe në një rrezik për aksidente të mundshme.