“Po nuk morëm përgjigje, grevë urie në fund të muajit”

23/04/2005 Punëtorët e ndërmarrjes të nxjerrjes të naftës, grevë njëditore dhe peticion Kryeministrit
KUÇOVË - Punëtorët e ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në grevë, kishin paralajmëruar rreth një javë më parë se, nëse nuk fillojnë punë në pusin “Delvina 34”, ata do të hidheshin në grevë. Dje 170 punëtorët, kanë “mbajtur fjalën” dhe kanë bërë grevën e parë njëditore, duke paralajmëruar se, nëse zgjidhja e problemeve të tyre të punësimit dhe pensionit vonohet, ata do të përshkallëzonin grevën, deri në grevë urie. Afati i fundit kohor, që ata kanë lënë, është fundi i muajit prill.
Po dje, 170 punëtorët i kanë nisur një peticion Kryeministrit dhe instancave të larta të shtetit, me anën e të cilit i kërkojnë zgjidhjen e menjëhershme të dy problemeve që kanë dhe që vetë Kryeministri u ka premtuar edhe në vizitën e fundit që bëri para tri javësh në qytetin e naftës.
Sipas burimeve nga komisioni i grevës, në peticionin drejtuar Kryeministrit dhe instancave të larta të shtetit, punëtorët kanë renditur vetëm dy kërkesa, që, sipas tyre, e para është, të filloj nga puna pusi “Delvina 34”, i planifikuar dy vjet më parë, por që deri më tani nuk ka filluar nga puna për neglizhencë dhe për shkak të burokracisë së dy ministrive, ajo e Energjetikës dhe ajo e Ekonomisë. Kërkesa e dytë që punëtorët duan që t’u plotësohet është të trajtohen si “punëtorë me status të veçantë” për daljen në pension, duke u marrë parasysh edhe vështirësitë që kanë kryer gjatë punës në nxjerjen e naftës.
Po në këtë peticion, punëtorët i kërkojnë Kryeministrit Nano që të ndërhyj me autoritetin e tij që dy ministritë të përshpejtojnë procedurat ligjore që të filloj nga puna pusi naftë-gazit “Delvina 34”, i cili i ka lënë në mes punimet që para dy vjetësh dhe që punëtorët nga ajo periudhë vazhdojnë të rrinë duke marrë një pagë minimale si punëtor të emergjencës të nxjerrjes të naftës dhe të avarive.
Sipas sindikalistëve, mësohet se investitori i këtij shpimi është ndërmarrja e Albpetrol Fier.
Kryetari i sindikatës të punëtorve të kësaj ndërmarrjeje, Petraq Petushi, i solidalizuar me grevistët, tha për gazetën se punëtorët kanë të drejtë, pasi, sipas tij, kanë një vitë e gjysmë që nuk punojnë, ndërsa marrin rroga minimale për punën që bëjnë në ndërmarrje. Dhe e gjitha kjo, sipas tij, vjen për neglizhencë të dy ministrive, të cilat duket se nuk e kanë në konsideratë këtë ndërmarrje, edhe pse ka punëtorë që një jetë të tërë ia kanë kushtuar jetën naftës.
Kreu i sindikatës tha gjithashtu se, punëtorët janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe se do presin vetëm deri në fund të muajit prill për zgjidhjen e kërkesave të tyre, ndryshe ata do të përshkallëzojnë grevën deri në grevë urie për vetëflijim, nëse nuk u realizohet këto dy kërkesa, që për ta janë shumë të ligjshme.
Ndryshe nga kreu i sindikatës, drejtori i ndërmarrjes, Dhimo Gjika, tha për gazetën “Metropol” se greva e punëtorëve është pak e nxituar, pasi në vizitën e fundit që bëri Kryeministri në qytetin tonë, ka sqaruar Gjika, ne si ndërmarrje i bëmë prezent shqetësimin dhe nga ana e tij u premtua se së shpejti do të vihej në rrugën e zgjidhjes edhe ky problem.