“Përballë kërcënimit të Zaranikës, përgjigjet cinike të qeverisë”

23/04/2005 Kreu i bashkisë kërkon ndihmë për të “disiplinuar” përroin e rrezikshëm
ELBASAN - Përroi i Zaranikës, në pjesën perëndimore të qytetit të Elbasanit, është shndërruar në rrezik potencial për banorët që jetojnë në këtë zonë. Prurjet e shumta të këtij përroi gjatë ditëve të fundit, kanë shkaktuar edhe çarje të tjera, duke shtuar edhe më tepër shqetësimin e banorëve për gërryerjen e mëtejshme të këtij përroi të kanalizuar.
Shqetësimi i banorëve, i mbështetur edhe nga Bashkia, ka sjellë miratimin e një fondi të emergjencës nga Banka Botërore, e cila ka konfirmuar 4 milionë lekë të reja për riparimin e dëmeve të shkaktuara përgjatë shtratit të këtij përroi. Por, ky fond duket se e bën të pamundur përfundimin e të gjitha punimeve të kërkuara në digën dhe në trasetë e betonit, që disiplinojnë prurjet e shumta, të shoqëruara edhe me dhera apo gurë.
Këto prurje dikur pengoheshin nga pritat e ndërtuara, por tashmë ato janë shkatërruar totalisht, dhe si pasojë të gjitha dëmtimet vijnë në pjesën ku shtrihet edhe qytetit i Elbasanit. Bashkia ka kërkuar prej kohësh fonde për të përballuar këtë emergjencë, ndërsa pushteti qendror përgjigjet se organet e pushtetit vendor duhet të kontribuojnë vetë për të gjitha punimet që kërkohen.
Kreu i Bashkisë, Ardian Turku, në një intervistë për gazetën “Metropol”, shprehet se është mjaft i shqetësuar për situatën.
Cilat kanë qenë përpjekjet e bashkisë për disiplinimin e Zaranikës?
Bashkia e Elbasanit ka miratuar në vazhdimësi fonde për riparimin e shtratit të përroit të Zaranikës. Në mbledhjet e këshillit bashkiak është shtruar gjithmonë nevoja për riparimin e dëmeve që shkakton çdo dimër vrulli i përroit dhe miratimi i fondeve ka qenë i përhershëm, duke e shndërruar kështu në harxhim të përvitshëm të parave për këtë shqetësim që i kanoset qytetit të Elbasanit. Fondet e pakta në dispozicion të pushtetit vendor bëjnë të mundur vetëm riparimin e çarjeve, që krijohen përgjatë rrjedhës, ndërsa për pritat dhe digën kryesore, që pengon vrullin e përroit duhen fonde të tjera, të cilat janë të papërballueshme nga pushteti vendor. Ne nuk e kemi në administrim përroin e Zaranikës dhe asnjë nga burimet ujore, pasi këto janë nën kujdestarinë e Ministrisë së Bujqësisë, por megjithatë ne jemi munduar duke i ardhur kështu në ndihmë komunitetit, që me fondet që kemi të riparojmë diçka. Edhe pse prisnim fonde nga qeveria, sërish ne kemi miratuar edhe një fond emergjent, duke shpenzuar 2 milionë lekë të reja.
Cila ka qenë përgjigjja që keni marrë nga pushteti qendror për fondin e emergjencës?
Përgjigjja që kemi marrë nuk ka qenë shumë shpresëdhënëse, edhe pse situata që po kalojmë është e vështirë. Kemi dërguar relacion për situatën e krijuar deri te vetë Kryeministri, por përgjigjja e vetme që ka ardhur ka qenë me pak fjalë se “edhe ju vetë mund të kontribuoni”. Kështu që mundësinë për ndihmë nga pushteti qendror tashmë ndoshta duhet që të mos e presim më. Fondi i vënë në dispozicion nuk do të mund të riparojë pritat për të penguar prurjet e ngurta dhe si pasojë Zaranika do të jetë gjithmonë një problem për Elbasanin, deri në ndërgjegjësimin e drejtuesve të shtetit se ky është një problem që do t’i kushtojë edhe më tepër popullsisë së Elbasanit, nëse nuk merren masat në fillimet e dëmtimeve të shtratit të përroit.
Si e mendoni zgjidhjen e këtij shqetësimi emergjent për Elbasanin?
Zgjidhja do të ishte ngritja e pritave kryesore që pengojnë prurjet e ngurta të përroit. Ato kërkojnë qindra milionë lekë dhe për ne ky investim duket gjithmonë e më tepër i papërballueshëm, jo vetëm për pushtetin vendor, i cili e ka të pamundur edhe me ligj të ndërhyjë në burimet ujore, por edhe nga shteti. Kërkohet një bashkëpunim, i cili mund të jap një shumë të konsiderueshme për të investuar, fillimisht në evitimin e shkakut të dëmtimit të shtratit të Zaranikës dhe më pas në riparimin e dëmeve përgjatë trasesë së betonit, për të mos lejuar gërryerje të mëtejshme. Ajo çfarë kemi bërë ne si bashki gjatë këtyre viteve ka qenë riparimi i mbrojtjes së betonit, ndërsa ndërhyrja në prita ka qenë mjaft e vështirë për vetë fondin që kërkon. Shpresojmë që shteti fillimisht të pranojë përgjegjësinë dhe më pas të bashkëpunojë për investimin që kërkohet, derisa nuk është vonë për të dëgjuar edhe dëme më të mëdha, që i kushtojnë një qyteti të tërë.