“Ja si i urbanizuam zonat informale në Brazil”
23/04/2005 Argjentinasi u jep leksion arkitektëve shqiptarë
Arkitekti argjentinas, Jorge Mario Jauregui, bashkëpunëtor i Bashkisë së Tiranës, ka dhënë një leksion publik mbi mënyrat e urbanizimit të zonave informale, duke prezantuar një studim mbi zonat informale në Brazil, të cilat kanë një ngjashmëri të madhe për nga problematika me zonat informale në Tiranë.
Përpara këtij prezantimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, u shpreh: “Nga ndërhyrjet që ne kemi bërë, fjala vjen, ndërhyrjet në Kodrën e Priftit, ku ne tashmë kemi sistemuar rrugët kryesore të lagjes informale në një pjesë të saj, sepse natyrisht lagjja është më e madhe, duket qartë ndryshimi i menjëhershëm i cilësisë së jetës në këtë zonë. Por, në qoftë se urbanizimi do të shkojë më thellë, sepse nuk është vetëm sistemimi i rrugëve dhe i kanalizimeve, por është edhe sistemimi i një infrastrukture sociale që t’u bëjmë të mundur të gjithë banorëve të zonave informale të kenë çerdhet, kopshtet, shkollat, për të mos i detyruar fëmijët që të bëjnë me kilometra të tëra për të shkuar dhe për të gjetur një shkollë; atëherë situata do të ndryshojë tërësisht dhe atëherë do të kemi realisht një integrim jo vetëm fizik midis këtyre zonave dhe qytetit, por do të kemi një rikthim të cilësisë së jetës në qytet, sepse këto zona, duke pasur një densitet shumë të ulët banimi, kanë edhe një potencial shumë të lartë të cilësisë së mjedisit”.