Berisha: Rama mos të kërcënojë më mësuesit
Gjatë turit të tij në Peshkopi, kryeministri Berisha inauguroi ambientet e reja të gjimnazit Said Najdeni. Në fjalën e tij kryeministri tha se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Arsimi përbën një nga përparësitë absolute e më madhore të programit të saj. Shqiptarët do kenë të ardhmen që meritojnë, tha kryeministri Berisha. Në vijim, kreu i qeverisë i kërkoi sërish kreut të opozitës që të mos ofendojë mësuesit dhe nxënësit. Të heqë dorë nga ofendimet kolektive. Ditën tjetër i thotë mësuesve do shihni hekurat. Dje i shkatërruar nervash ka marrë në telefon një drejtoreshë shkolle dhe e ka kërcënuar, u shpreh kryeministri Berisha. Duku iu përgjigjur akuzave të Ramës se qeveria po merr me forcë mësuesit në mitingje, kryeministri Berisha i ftoi mësuesit që të jenë të lirë për të mbështetur bindjet e tyre politike. Mësues e mësuese, çfarëdo bindje që keni, jeni të lirë mbështesni partinë që ju besoni, ju nuk jeni qenie laboratorike, deklaroi kryeministri Sali Berisha.
Rama-Berishës: Mos merr
në qafë drejtorët e shkollave
Kryetari i PS-së, Edi Rama reagoi në rrjetin social Tëitter pas deklaratave të kryeministrit Berisha në Peshkopi. Sali! Mos merr në qafë drejtorë shkolle duke u kërkuar të rreshtojnë pas teje mësuesit e nxënësit. Është e paligjshme. Do ndëshkohet, shkruan Rama. Në vijim të mesazhit të tij, kreu i PS-së ftoi mësuesit dhe nxënësit që të denoncojnë presionet pranë PS-së. Mësues e nxënës! Denonconi tek PS presionet e drejtorëve për t’ju futur me zor në rreshtin e Saliut. Çdo denoncim do ndiqet pas 23 qershorit, përfundon reagimin e tij Rama.