E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uesli Sneijder, dy Ndeshje pezullim

Post-Derbi

Duartrokitjet vlejnë dy ditë, maska e Berluskonit një karton të verdhë. Mbërrijnë verdiktet e gjykatës sportive italiane pas derbit dhe arbitrimit të diskutueshëm të Rokit. Mesfushori i Interit, Uesli Shnajder, ka marrë një dënim të rëndë prej dy ndeshjesh pezullim, pasi duartrokiti dhe fyeu gjyqtarin Xhanluka Roki gjatë derbit me Milanin të dielën. Shnajder u nxor jashtë me karton të kuq, sepse ofendoi rëndë gjyqtarin dhe duartrokiti në mënyrë ironike. Gjykatësi sportiv, Xhanpaolo Tosel, bëri publike disa dënime, duke dhënë kështu masat e marra në parandalim të parregullsive. Në një deklaratë në ueb, faqen zyrtare të “Lega Calcios”, konfirmohet se Shnajder është dënuar me dy ndeshje pezullim. Interi është dënuar me 7000 euro, pasi tifozët hodhën mjete piroteknike dhe vendosën pankarta ofendues ndaj Milanit. Zikaltërit janë dënuar me 2500 euro të tjera për shkak se skuadra e Interit është vonuar dy minuta në fillimin e pjesës së dytë. Marko Materaci, që mbajti një maskë të Silvio Berluskonit pas fitores, nuk u dënua me një karton të verdhë. Ndërsa Luçio me një ndeshje pezullim për prekje të topit me dorë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›