E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man.UTD, Runi betohet për besnikëri

Sulmuesi 24-vjeçar pohon: Do të doja Stiven Xherrard te Junajtid
Uejn Runi thekson se do të dëshironte të shikonte Xherrardin me fanellën e Mançester Junajtid, ndërkohë që jep komente edhe në lidhje me çështjen Mesi-Ronaldo dhe për të ardhmen e tij. Gjithçka ka ndodhur gjatë një interviste ekskluzive për “Goal.com”, e bërë me pyetjet e lexuesit e vetë, të cilat i drejtoheshin yllit të “Red Devils”-ve.
Uejn, kush është mbrojtësi më i fortë ndaj të cilit keni luajtur ndonjëherë?
është një mbrojtës i madh. Unë kam luajtur ndaj shumë mbrojtësve të mirë gjatë karrierës sime, por nëse do të duhet të zgjedh, ai është Xhon Teri. Ai është një lojtar me fizik të përsosur, që jep gjithçka për Anglinë. Mund të luani në sulm pa merak, nëse e dini që e keni Terin në mbrojtje.
Cilin superlojtar do të dëshironit të shihnit në Mançester Junajtid?
Kjo nuk është puna ime, kjo i takon trajnerit që të sjellë futbollistët më të mirë te Mançester Junajtid. Unë kam luajtur me shumë lojtarë të mirë, dhe do të doja t’i shihja disa prej legjendave të futbollit. Stiven Xherrard është një shok i mirë, dhe ai e donte Junajtidin kur ishte fëmijë, dhe do të doja ta shihja këtu. Por, kjo nuk është e mundur, pasi që ai është lojtar idhull i Liverpulit. Ai është lojtar i klasit. Loja ndaj Zidane më ka forcuar edhe pse nuk isha në nivelin e tij. Teo Uollkot është lojtari më i shpejtë që kam parë ndonjëherë.
çfarë i thatë Tevezit para se ta godiste penalltinë ndaj jush në League Cup?
I thashë të mos shënojë.
Pas kampionatit botëror 2006, a keni biseduar me Ronaldon për ndeshjen me Portugalinë? A ju ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur?
Nuk ankohem për kartonin e kuq dhe tifozët nuk më fajësuan për eliminimin. Devid Bekham gjithashtu ishte fajësuar në vitin 1998. Ne folëm shkurt në telefon disa herë dhe kur erdhën në stërvitjet parasezonale, trajneri na bashkoi, duke na thënë se duhet t’i lëmë mënjanë gazetat dhe njerëzit. Më pas shtrënguam duart. Ronaldo është djalë shumë i mirë.
Kush është më i miri: Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo?
Unë kam luajtur me Kristianon dhe ai bën gjithçka për të shënuar gola të mirë, nga goditjet e lira, harkimet, dhe është një top-lojtar, që po luan mirë edhe te Real Madrid. Sa për Mesin, topi është i ngjitur në këmbën e tij, ai është një lojtar shumë inteligjent dhe gjëja kryesore ka të bëjë me faktin se ai është i pasionuar për futbollin dhe ne kemi dëshirë ta shohim duke luajtur. Janë lojtarë diametralisht të kundërt dhe absolutisht të pakrahasueshëm.
Që pas largimit të Ronaldos, Ferguson me siguri ju ka thënë të ndryshoni mënyrën e lojës. Si e shihni këtë ndryshim?
Unë nuk do të thosha se trajneri më ka thënë të luaja ndryshe. Unë kam luajtur kështu që disa vite. Unë vetëm jam pjekur dhe më është dhënë më shumë përgjegjësi, por kjo nuk do të thotë se unë nuk dua të fitoj. Unë ende e kam pasionin dhe urinë e njëjtë.Shpresoj se do të mund të vazhdoj kështu, duke shënuar gola.
Nëse Junajtid do të detyrohet t’ju shesë, cilin klub do zgjidhnit? A do e shikonit veten në një tjetër skuadër angleze?
Unë kam një jetë dhe dua vetëm që të luaj për Junajtid, sepse trajneri më ka dhënë shumë dhe unë dua t’ia shpërblej besimin tek unë. Dikur isha një fëmijë, por gjithçka që kam arritur ia kam borxh atij trajneri. Tani kam një pasion dhe nuk jam më fëmijë. Do të jetë trajneri ai që do ta vendosë.
Si do të ndjeheshit nëse djali juaj do t’ju thoshte se ka dëshirë të jetë fans i Liverpulit?
E gjithë familja ime është me Evertonin dhe unë jam rritur si atje. Të gjithë jemi rritur duke e urryer Liverpulin dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Kështu që djali im do të ketë nga kush të ndikohet (qesh).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›