Plagosen rëndë me thikë dy persona
Njësiti i arrestimeve të stacionit policor qendra në Prishtinë ka vënë dje në pranga tre persona të dyshuar për veprën tentim vrasje (therje me thikë).
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të disa personave, që ka rezultuar me rrahje, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore (therje me thikë).
Viktimat K. Osmani dhe L. Sadiku gjenden në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.
Me të marrë informatën, policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar, me iniciale L. S., D. C. Dhe R. G., që të tre të mitur.
Të dyshimtit po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, kurse në afatin e paraparë me ligj do të dërgohen para gjykatës kompetente, pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e policisë.