E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ali Lorja, rrethanat që e çuan drejt krimit të rëndë

Një njeri i fiksuar pas tradhtisë së bashkëshortes dhe që nuk mundi ta durojë. Me origjinë nga Kosova, Ali Lorja ka një biznes të vogël, një dyqan atletesh me të cilat mban familjen, si dhe nga dhënia me qira e një pjese të shtëpisë së tij në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Burime të pakonfirmuara bëjnë të ditur se Lorja është dhe i punësuar në stafin e Prefekturës së Durrësit, por për gazetën, prefekti Klodian Pajuni e hedh poshtë këtë informacion. Autori njihet për bindjet e djathta, ndërsa konsiderohet si një person që vuan nga xhelozia e sëmurë, e cila e çoi drejt krimit. Së fundmi, i ka vdekur dhe një nga prindërit, kartë të cilën e ka përdorur në polici ndërsa rrëfente motivet që e çuan në vrasje. Gjendja e rënduar psikike, e krijuar fillimisht nga vetëhelmimi i gruas dhe më pas nga vdekja e babait, por edhe fjalët e njerëzve, sipas tij, e kanë shtyrë të ndërmarrë aktin që i mori jetën një mjeku, babai e bashkëshorti, ndërsa cenoi rëndë dhe jetën e dy fëmijëve të vet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›